Sport
Kukeli i Zürichut fiton Kupën, por lëndohet
Në ndeshjen finale, Zurichu i Kukelit arriti të fitonte 1:0 përballë Luganos së Frederik Veselit
Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Burim Kukeli ka pasur një lëndim të rëndë dhe është dashur që në minutën e 16-të të lëshojë fushën. Kukeli pësoi çarje në kokë, gjatë një dueli me sulmuesin e Luganos, Bottani që e goditi me shpatull, shkruan albinfo.ch.
Mesfushori i Kombëtares shqiptare mori ndihmën e shpejtë, me stafin mjekësor që i fashoi kokën, por prej dëmtimit e kishte të pamundur të vazhdonte lojën.
Në ndeshjen finale, Zurichu i Kukelit arriti të fitonte 1:0 përballë Luganos së Frederik Veselit. Kështu Zurichu do të luajë edicionin e ardhshëm në Ligën e Evropës, edhe pse kanë rënë nga Superliga zvicerane. Pjesë e Zurichut është edhe Armando Sadiku, i cili ishte i huazuar në Vaduz.
Të ngjashme
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit Për një vend që krenohet me shëndetin publik dhe kompetencën rregullatore, Zvicra ka një performancë jashtëzakonisht... -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar














