Sport
Lëndohet Kukeli, rrezikon ndeshjen ndaj Serbisë
Ky dëmtim ka alarmuar gjithë stafin dhe tifozët kuq e zi, ngase Kukeli mbetet një nga lojtarët e pazëvendësueshëm të mesfushës për kombëtaren shqiptare
Shqipëria dhe trajneri Giani De Biazi janë në ankth. Kur kanë mbetur edhe dy javë deri në ndeshjen me Serbinë, mesfushori kryesor i kombëtares shqiptare, Burim Kukeli ka pësuar një dëmtim muskulor.
Mesfushori 31 vjeçar u detyrua të lëshojë fushën në minutën e 34 të takimit, në ndeshjen e Superligës zvicerane të zhvilluar gjatë ditës së martë, ku skuadra e tij “FC Zurich” barazoi pa gola ndaj Luganos, transmeton “albinfo.ch”.
Kukeli u është nënshtruar menjëherë kontrolleve mjekësore për të vlerësuar llojin e dëmtimit, por stafi mjekësor i klubit zviceran ende nuk ka dhënë detaje se sa kohë i nevojitet futbollistit shqiptar, për t`u rikthyer në fushë.
Ky dëmtim ka alarmuar gjithë stafin dhe tifozët kuq e zi, ngase Kukeli mbetet një nga lojtarët e pazëvendësueshëm të mesfushës për kombëtaren shqiptare.
Burim Kukeli ka të zhvilluara 12 ndeshje me Shqipërinë, ndërkohë ndeshja ndaj Serbisë llogaritet më e rëndësishmja për secilin futbollist Kuq e Zi.
Shqipëria, deri tash, ka siguruar një vend në fazën play – off, por në rast fitoreje me Serbinë mundësia është shumë e madhe që të kualifikohet direkt për në kampionatin Evropian.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta














