Sport
Kukeli me Zurichun bien nga Superliga
Zurichu nuk arriti të shpëtojë edhe pse fitoi në javën e fundit ndaj Vazudit
Zurichu fitoi të mërkurën mbrëma ndaj Vazudit 3:1 edhe pse ishte duke humbur, por nuk arriti të shpëtojë në Superligën zvicerane, pasi edhe Lugano fitoi, shkruan albinfo.ch.
Për Vaduzin realizoi Albion Avdijaj, derisa vendasit u kundërpërgjigjën në fund me tre gola, por që nuk arritën të kenë vlerën e mbijetesës. Për Zurichun titullar ishte mesfushori i Kombëtares shqiptare, Burim Kukeli, i cili u aktivizua si mbrojtës deri në minutën e 83-të kur u zëvendësua. Armando Sadiku, i cili është i huazuar nga Zurichu në Vaduz nuk u paraqit fare. Pikërisht Sadiku ndihmoi Vaduzin të mbijetojë, derisa Zurichu për habinë e të gjithëve kishte rezultate negative dhe tashmë edicionin e ardhshëm do të garojë në një nivel më ulët.
Madje, Vaduz do të luajë në Ligën e Evropës, pasi ka fituar Kupën e Lihtenshtajnit.
Lugano fitoi në ndeshjen e fundit për këtë sezon 3:0 ndaj St. Gallen për të siguruar mbijetesën me 35 pikë, një më shumë se Zurich. Baseli kohë më parë ishte shpallur kampion, kurse në kualifikime të Ligës së Kampionëve do të luajë Young Boys. Në atë të Ligës së Evropës, Luzern dhe Grasshopper.
E-Diaspora
-
Detaje nga rasti kur një shtetas nga Kosova vrau pronarin e biznesit në Dyseldorf Një vrasje me armë zjarri është regjistruar dje në qytetin e Dyseldorfit në Gjermani. Mësohet se...
-
Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfon në luftën e fundit
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
Jeta në Zvicër
-
Çfarë do të votohet në Cyrih më 9 qershor? Më 9 qershor, banorët e Cyrihut do të votojnë për të ardhmen e qytetit në fushën...
-
Rriten rastet e abuzimit psikologjik të fëmijëve në Zvicër
-
Zvicër: Priten qira akoma më të shtrenjta gjatë vitit të ardhshëm
-
Numri i të burgosurve zviceranë rritet për 7% në një vit
-
Deputetët e Gjenevës shprehen kundër dhënies së të drejtave të plota politike për të huajt