Sport

Kundërshtarët e mundshëm të Zvicrës në “Play-off”

Zvicra është në një vazo me Italinë, Danimarkën dhe Kroacinë, ku nuk do të përballen mes vete, derisa në vazon tjetër janë Suedia, Irlanda e Veriut, Greqia dhe Republika e Irlandës

Përfaqësuesja e Zvicrës pasi nuk mundi të arrijë të kualifikohet direkt në Kampionatin Botëror është nën ethe, shkruan albinfo.ch.

Shorti për fazën e “Play-off”-it është më 17 tetor, ku Zvicra do të mësojë kundërshtarin e saj.

Zvicra është në një vazo me Italinë, Danimarkën dhe Kroacinë, ku nuk do të përballen mes vete, derisa në vazon tjetër janë Suedia, Irlanda e Veriut, Greqia dhe Republika e Irlandës.

Helvetikët kishin nëntë fitore dhe një humbje në kualifikime, ku humbjen e vetme e pësuan nga Portugalia 2:0, në xhiron e fundit.

Ndërkohë, të kualifikuarat nga Evropa janë Franca, Portugalia, Gjermania, Serbia, Polonia, Anglia, Spanja, Belgjika dhe Islanda.