Kosova
Kundërshtohet vendimi i apelit për kishën në oborrin e UP-së
Drejtuesit e Fakultetit Filozofik kanë kundërshtuar vendimin e Gjykatës së Apelit, e cila ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës për ta konsideruar të tërhequr padinë e UP-së për pronësinë e tokës, ku gjendet Kisha Ortodokse.
Dekani i Fakultetit Filozofik, Bujar Dugolli, në reagimin e tij ka thënë se në emër të Fakultetit Filozofik, e kundërshtojnë këtë vendim dhe e konsiderojnë si papërgjegjësi të institucioneve e të gjyqësorit.
“Kundërshtimi ynë nuk është një tentativë për ndërhyrje në punën e gjyqësorit dhe as në cenimin e së drejtës së besimit dhe religjionit të asnjë komuniteti në Republikën e Kosovës dhe nuk duhet të kuptohet si i tillë. Ky kundërshtim ka të bëjë me faktin se pas suprimimit të autonomisë së Kosovës në vitin 1989, pushteti i dhunshëm serb i Millosheviqit aplikoi ligje diskriminuese në raport me shqiptarët e Kosovës në të gjitha aspektet, përfshirë edhe ato pronësore. Për t’ua kujtuar organeve të gjyqësorit në Kosovë, këto ligje diskriminuese, të cilat e transformuan pronën shoqërore pa i pyetur pronarët e vërtetë, nuk u zbatuan as nga UNMIK”, ka thënë Dugolli, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Futbollistja nga Kosova Modesta Uka fiton kupën e Austrisë për gra Futbollistja e kombëtares së Kosovës, Modesta Uka dha kontribut të veçantë në këtë ndeshje, duke u... -
Gazetari tregon si e mbrojti flamurin e Kosovës nga përfaqësuesja serbe në Eurovision -
Prezantuesja e Eurovisionit shkëlqeu me veshjet e dizajnerëve nga Kosova -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër
Jeta në Zvicër
-
Kievi akuzon: Komponentët zviceranë në dronët rusë Për t'i përmbajtur ato, sipas një këshilltari të Zelensky-t, përdoren 90% e atyre që kanë goditur... -
Zvicër: Turizmi rikuperohet pas tronditjes nga lufta në Iran -
Zvicra mund t’i mbajë centralet bërthamore aktive deri në 80 vjet -
Evropa po shtrëngon politikat ndaj emigracionit -
Injoroi ndalimin – mbetet i bllokuar në kthesën malore në Zvicër














