Futboll
Kuqezinjtë pritet të pushtojnë Dortmundin për ndeshjen kundër Italisë
Shumë shqiptarë që janë rezident në Gjermani kanë blerë biletat për paraqitjen e parë në turne të madh që nga EURO 2016
UEFA dhe autoritetet gjermane po përgatiten për mbi 50 mijë tifozë të Shqipërisë që do të marrin pjesë në ndeshjen e së shtunës në EURO 2024 kundër Italisë në Dortmund, thanë burimet për ‘ESPN’, në atë që do të jetë kontigjenti më i madh udhëtues i çdo skuadre tjetër përveç vendit pritës.
Dhe i tillë është interesimi për ndeshjen në Shqipëri, kryeministri shqiptar Edi Rama ka pezulluar parlamentin e vendit për 10 ditë për të mundësuar që mbi 100 ministra dhe parlamentarë të marrin pjesë në ndeshjet e grupit B të ekipit kundër Italisë, Kroacisë dhe Spanjës, transmeton albinfo.ch.
Edhe pse ‘Signal Iduna Park’, stadiumi vendas i Borussia Dortmundit, mban rregullisht mbi 81,000 spektatorë për ndeshjet e klubit, vendi do të ketë një kapacitet të reduktuar prej 62,000 gjatë EURO 2024 dhe burimet e UEFA-s kanë thënë se një numër i madh biletash të seksionit neutral për ndeshjen hapëse të Grupit B janë blerë nga tifozët shqiptarë.
Shumë shqiptarë që janë rezident në Gjermani kanë blerë biletat për paraqitjen e parë në turne të madh që nga EURO 2016, ndërsa kampionia e Evropës në fuqi, Italia pritet të mbështetet nga më pak se 10,000 tifozë për shkak të shumicës dërrmuese të biletave të blera nga tifozët shqiptarë.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal thotë po për Lojërat Olimpike Dimërore 2038 Këshilli Federal synon të mbështesë Lojërat Olimpike Dimërore 2038 në Zvicër me një fond prej deri... -
Sistemi i mbrojtjes ajrore Patriot “praktikisht i padobishëm” -
Zvicër: Rriten rastet e abuzimit në migracionin e punës -
Bllokimet e trafikut në Zvicër në rritje -
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme










