Sport
Nuk e kanë lehtë të zgjedhin Kosovën
“Disa mund të kthehen të luajnë për Kosovën, dhe disa ndoshta do të vazhdojnë të luajnë për Kombëtaren me të cilën kanë luajtur deri tani”, deklaroi Kuqi
Pranimi i Kosovës ka bërë bujë edhe në mediat angleze. Madje, është BBC që bën një shkrim për pranimin e Kosovës, me protagonist Shefki Kuqin, i cili ka luajtur në Premierëligë, shkruan albinfo.ch.
Ai ka thënë se Kosova ka shumë futbollistë të talentuar. “Kosovarët janë të pasionuar pas futbollit të tyre. Kosova është një vend shumë i vogël, por që ka shumë lojtarë të talentuar në gjithë Evropën”, ka deklaruar Kuqi për BBC.
BBC mëson se është një rast shumë i mirë që FIFA do t’i lejojë lojtarët nga Kosova që kanë luajtur për kombëtaret tjera të lejohen të zgjedhin se për kë duan të luajnë. Në lidhje me këtë, Kuqi që ka luajtur për Finlandën deklaroi:
“Këta lojtarë që kanë luajtur për Zvicrën kanë luajtur në Kampionatin Botëror dhe Kampionatin Evropian. Nuk është e lehtë që ata të kthehen. Është një pikëpamje personale e tyre. Disa mund të kthehen të luajnë për Kosovën, dhe disa ndoshta do të vazhdojnë të luajnë për Kombëtaren me të cilën kanë luajtur deri tani”, theksoi Shefki Kuqi.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit Për një vend që krenohet me shëndetin publik dhe kompetencën rregullatore, Zvicra ka një performancë jashtëzakonisht... -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar














