Lajme
Kur do të bien çmimet e energjisë në Austri?
Rregullatori austriak i energjisë E-Control po parashikon një rënie të kostove të gazit dhe energjisë elektrike gjatë muajve të ardhshëm, përcjell albinfo.at.
Pas muajsh rritjesh të pjerrëta të çmimeve në tregun austriak të energjisë, duket se fundi mund të jetë në horizont, pasi ekspertët parashikojnë se çmimet mund të ulen përsëri këtë vit.
Wolfgang Urbantschitsch, një anëtar bordi i rregullatorit të energjisë E-Control, tha të mërkurën se ai priste që çmimet e energjisë të bien “kah mesi i vitit”.
Duke folur në një intervistë me ZiB2, Urbantschitsch paralajmëroi klientët që të mos prisnin që faturat e tyre të ktheheshin në atë që ishin dy vjet më parë, por tha se nuk kishin gjasa të shihnin të njëjtat kulme të mprehta të çmimeve që ishin më 2022.
Tregu i energjisë mund të ndikohet gjithashtu nga një vendim kyç i shkurtit nga Gjykata Tregtare e Vjenës, e cila deklaroi se rritjet e çmimeve të vendosura nga kompania energjetike Verbund në maj 2022 kishin qenë të paligjshme.
Nëse kompania pjesërisht shtetërore humb në Apel, klientët mund të jenë në linjë për rimbursime të konsiderueshme – dhe mund të bëhet më e vështirë për firmat e tjera të energjisë që të rrisin çmimet e tyre në përgjigje të ndryshimeve në treg në të ardhmen.
“Ju mund të prisni dhe të shihni, sepse nëse ky ndryshim i çmimit është bërë joefektiv, klientët do t’i marrin paratë e tyre”, tha Urbantschitsch.
Ai shtoi gjithashtu se kishte frikë se disa kompani të energjisë elektrike mund të largoheshin nga tregu nëse bëhet më e vështirë ndryshimi i çmimeve të tyre – që do të thotë më pak konkurrencë dhe më pak opsione për klientët, përcjell tutje albinfo.at.
E-Diaspora
-
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër shpërndan mesazhin për Samitin e Diasporës: Ftesë për bashkim dhe angazhim global Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka ripostuar një mesazh të Kryeministrit shqiptar Edi Rama në rrjetet... -
Mbi 2,100 kosovarë morën shtetësinë zvicerane në 2025, të katërtit për nga numri -
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen -
Ora App dhe zgjidhja që po u kursen kompanive qindra franga në muaj në Zvicër -
Marigona Uka punësohet në Microsoft si Specialiste e Cloud dhe IA
Jeta në Zvicër
-
Mbi 2,100 kosovarë morën shtetësinë zvicerane në 2025, të katërtit për nga numri Sipas të dhënave të Zyrës së Imigracionit të Zvicrës (SEM), gjatë vitit 2025, 2,106 kosovarë fituan... -
Zvicra rritet, Evropa tkurret – por të dyja janë të pakënaqura -
Media publike zvicerane me humbje prej 2.9 milionë frangash në 2025 -
Mungesë alarmante e mjekëve në Zvicër: prezantohen zgjidhjet e para -
Dyfishohen viktimat nga ortekët në Evropë: mbi 130 të vdekur këtë dimër











