Kosova
Kur përfundon rinumërimi i votave
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka arritur ta mbajë mbledhjen e paraparë për sot.
Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së, tha se mbledhja është shtyrë për nesër paradite, pasi nuk ishin përgatitur të gjitha materialet e nevojshme, përcjell albinfo.ch.
Ai gjithashtu njoftoi se pritet që gjatë javës së ardhshme të përfundojë procesi i rinumërimit të votave.
“KQZ ka vendosur të shkojë me rinumërimin e 314 kutive të votimit, proces që ka filluar gjatë ditës së djeshme dhe besoj që për 4-5 ditët e ardhshme do të arrijmë të kryejmë rinumërimin”.
“55 vendvotime janë numëruar deri në mesditë, ndërsa formularët e 32 prej tyre janë publikuar”, transmeton KlanKosova.
Elezi njoftoi se pas përfundimit të procesit të rinumërimit, do të vazhdojë numërimi i votave nga diaspora, atyre me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato Abdixhiku: "Mërgata jonë ka dhënë shumë për këtë vend; është koha që shteti t’ia kthejë këtë... -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike
Jeta në Zvicër
-
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar Policia kantonale e Bernës ishte në kërkim të dielën për një person të shpallur si i... -
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën












