Kur politikani martohet me valltaren e klubit të natës
Shumica e politikanëve dhe analistëve thonë se kjo ka qenë zgjedhja e vetë Bäumle-së dhe nuk ka të bëjë me politikën
Kryetari i Partisë së Gjelbër Liberale të Zvicrës, Martin Bäumle është gjetur papritur nën “dritat e reflektorëve” të medieve zvicerane për një detaj të jetës së tij private. Gruaja e tij, Yuliya, një ukrainase e bukur, martesën me të cilën – të lidhur javën e kaluar – Bäumle e ka mbajtur të fshehur nga opinioni, ka qenë valltare në një klub nate.
Dhe pikërisht në atë lokal ai është njohur me ukrainasen, të cilën pastaj e ka zgjedhur për grua.
Pasi gazetat e kanë zbuluar këtë pikanteri, Bäumle, kryetari 47 vjeçar i partisë më prosperuese të Zvicrës, ka pranuar të zbulojë hollësitë e reja rreth kësaj lidhjeje të pazakonshme.
Para martesës më 11 nëntor ai kishte udhëtuar në Ukrainë për t`i kryer formalitetet dhe pastaj e kishte sjellë Yulian si grua të veten në Zvicër.
Po të mos shpejtonte, gruas së tij do t`i rrezikohej qëndrimi në Zvicër, pasi që leja e saj si artiste do t`i skadonte pas shtatë muajsh qëndrimi.
Martesa me valltaren e klubit të striptizit ka ngjallur edhe reagime në opinion. Gazeta “Tages Anzeiger” ka ngritur çështjen nëse një gjë e tillë e dëmton ose jo karrierën e një politikani në Zvicër. Shumica e politikanëve të krahëve të ndryshëm, ashtu si dhe analistë politikë, thonë me këtë rast se kjo ka qenë zgjedhja e vetë Bäumle-së dhe nuk ka të bëjë me politikën.
Një përfundim të ndryshëm do të kishte një veprim i tillë, thekson gazeta, nëse do të ndodhte në SHBA. Atje lidhjet e ngjashme të politikanëve u kushtojnë atyre “me kokë” ose të paktën me një pauzë në karrierë.
Por edhe fakti se Bäumle është nga Cyrihu liberal dhe jo ta zëmë nga Valisi konservativ katolik, e favorizon atë, thonë analistët dhe politikanët për gazetën “Tages Anzeiger”.
E-Diaspora
-
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re Në fjalën e tij pas zgjedhjes, Kryetari i ri, z. Zenun Krasniqi, falënderoi anëtarët për besimin... -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër -
Lozanë: Lot, emocione dhe kujtesë në promovimin e librit “Për ata që nuk u kthyen”
Jeta në Zvicër
-
Shumë të moshuar për të marrë me qira: Diskriminimi zviceran ndaj të moshuarve në pasuri të paluajtshme Një çift pensionistësh dëshmon në programin On en parle: pavarësisht pensioneve AHV, kursimeve dhe mungesës së... -
Tërheqjet e produkteve që nuk përputhen me standardet janë gjithnjë e më të shumta në Zvicër -
“Zhurmë për vjedhje”: Sanduiçët peshojnë 14 gramë më pak, reagon Migros -
Zvicër: Proces gjyqësor me një çift serb dhe 40 gra të skllavëruara si pastruese -
Pse mbajtësit e lejes B në Zvicër fitojnë më shumë se banorët e përhershëm?













