Kosova
Kurti: Adem Jashari lirinë e tij individuale e përbashkoi me lirinë e popullit të tij
Kryeministri Kurti në seancën solemne për shënimin e 26-vjetorit të Epopesë së UÇK-së ka thënë se më 5, 6 dhe 7 mars, populli i Kosovës bëri një kapërcim të madh në rrugën e gjatë për liri.
Ai tha se lufta çlirimtare e Adem Jasharit përmbledh një trashëgimi politike, kulturore dhe kombëtare, nga e cila ka ardhur liria e Kosovës.
“Ja ku sërish vjen marsi e ne mblidhemi për të kujtuar ditët e 5 të viti 1998 si data e tre ditëve kur populli i Kosovës bëri një kapërcim të madh në rrugën e gjatë për liri”, tha Kurti.
Ai shtoi se në këtë datë Kuvendi mblidhet si për askënd tjetër për ta kujtuar rezistencën e Jasharajve.
“Në rastin e qëndresës së Jasharëve të Prekazit kjo provë është kaluar suksesshëm qysh para 25 vjetësh, kur në njëvjetorin e kësaj qëndrese më 6 mars 1999 trupa artistike “Hamëz Jashari e UÇK-së” e ideoi shënimin e parë të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kështu udhëtimi që ka nisur qysh në mars në vitin 1999 në zjarrin e luftës në Prekaz dhe ku e mori emrin Epopeja e UÇK-së ndër vite ka zënë vend në institucionet e Kosovës e deri sot kur po e shënojmë 26-vjetorin e saj”, tha Kurti.
Ai tha se Kosova është çliriuar nga Serbia pikërisht nëpërmjet trashëgimisë politike që e prodhoi personalitetin dhe figurën e Adem Jasharit.
“Nga kjo trashëgimi është ngritur dhe po ndërtohet e po forcohet edhe shteti ynë”, tha Kurti.
Ai tha se rezistenca e Jasharëve është unike në vetvete, por që ka bazë historike duke iu referuar edhe Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Kurti shtoi se në historinë e çlirimit të Kosovës, Adem Jashari zë një vend kryesor.
“E në këtë histori të çlirimit dhe shtetndërtimit, Adem Jashari dhe krejt çka përfaqëson figura e tij ka një hise shumë të madhe që në të vërtetë është hisja më e madhe që mund ta ketë një njëri një historinë e kombit të tij”, tha ai.
E-Diaspora
-
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato Abdixhiku: "Mërgata jonë ka dhënë shumë për këtë vend; është koha që shteti t’ia kthejë këtë... -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike
Jeta në Zvicër
-
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar Policia kantonale e Bernës ishte në kërkim të dielën për një person të shpallur si i... -
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën











