Kosova
Kurti: Afrim Bunjaku është vrarë në një sulm ndaj vetë shtetit tonë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen komemorative që po zhvillohet në Prishtinë sot ka thënë se rreshteri Afrim Bunjaku është vrarë në një sulm ndaj vetë shtetit tonë, nga një grup personash të armatosur rëndë.
“Me veprimet profesionale dhe të guximshme të Policisë, dje e pamundësuam një skenar më të gjerë kriminal e terrorist. Afrim Bunjaku u vra gjatë një sulmi ndaj Policisë së Kosovës dhe ndaj vetë shtetit tonë nga një grup personash shumë të armatosur dhe të pajisur rëndë, të trajnuar profesionalisht dhe me plan, të financuar materialisht dhe të mbështetur nga Serbia. Reagimi profesional i Policisë sonë rezultoi me eliminimin e disa terroristëve e kriminelëve, arrestimin e disa të tjerëve dhe neutralizimin e gjithë grupit të tyre, si dhe konfiskimin e gjithë armatimeve dhe mjeteve të tjera logjistike”, ka thënë ai.
Kryeministri gjatë fjalimit të tij u shpreh se sot është dita kur duhet t’i bëhen nderimet më të larta shtetërore policit Afrim Bunjaku.
E-Diaspora
-
Valentina Fazlija zgjidhet për herë të parë në Ansamblenë e qytetit të Cyrihut Përveç Valentina Fazlijës (FDP), në Ansamblenë e qytetit të Cyrihut janë edhe tre politikanë të tjerë... -
Shqiptari nga Kosova i mbijeton tragjedisë në autobusin në Zvicër: Brenda pak sekondash autobusi u mbush me tym -
Bau Investment Schweiz AG zgjeron portofolin me një nga projektet rezidenciale më të larta në Effretikon -
Ambasada e Kosovës në Zvicër: Ende nuk ka informata nëse ka shtetas kosovarë mes viktimave të tragjedisë në autobus -
Shqiptarja që jeton në Izrael flet për situatën atje: Veç mbrëmë u sulmuam 4 herë nga Irani
Jeta në Zvicër
-
Rrëfehet dëshmitari tjetër: Kishte flakë kudo Ai tregoi momentet e para kur shpërtheu flaka dhe se kishte dalë nga shtëpia pa këpucë... -
Çfarë dihet deri tani për autorin e dyshuar në Kerzers -
Valentina Fazlija zgjidhet për herë të parë në Ansamblenë e qytetit të Cyrihut -
“62 franga për 3 km”: Taksit në Cyrih kërkojnë rivendosjen e tarifave maksimale -
Magic Pass zgjeron destinacionet: më shumë stacione në Zvicër dhe Europë














