Kosova
Kurti dhe Hajdari vizitojnë Konventën e Drurit 2025: Fokus në inovacion dhe eksport
Kurti: Industria po shndërrohet në motor ekonomik të vendit
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, së bashku me kryeministrin Albin Kurti, mori pjesë sot në hapjen e edicionit të 8-të të Konventës vjetore të Industrisë së Drurit, e cila po konsolidohet si platforma kryesore e bashkëpunimit dhe inovacionit në këtë sektor në Kosovë, përcjell albinfo.ch.
Në fjalimin e saj, Hajdari theksoi se industria e drurit dhe mobilerisë është një ndër sektorët më të qëndrueshëm dhe më kreativ të ekonomisë së vendit, duke ndërthurur mjeshtërinë tradicionale me teknologji të avancuar, dizajn dhe potencial të lartë eksporti.
Ajo u shpreh se përmes programeve mbështetëse të MINT-it, të zbatuara nga KIESA, është mundësuar transformimi teknologjik i shumë ndërmarrjeve, duke përfshirë automatizimin industrial, inovacionin, certifikimin dhe pjesëmarrjen në panaire ndërkombëtare, me eksport kryesisht drejt Evropës dhe SHBA-së.
“Industria e drurit dhe mobilerisë është një nga kontribuuesit më të rëndësishëm në uljen e deficitit tregtar dhe ofron mundësi të mëdha punësimi, posaçërisht për të rinjtë dhe profesionistët e zanateve,” deklaroi Hajdari, duke nënvizuar rëndësinë e arsimit profesional dhe bashkëpunimit me bizneset për krijimin e një fuqie punëtore të aftë dhe konkurruese.
Ministrja foli edhe për rëndësinë e zhvillimit të qëndrueshëm, duke theksuar nevojën e shfrytëzimit të kujdesshëm të resurseve natyrore, rigjenerimit të pyjeve dhe zbatimit të standardeve të gjelbra në mbarë zinxhirin e prodhimit.
Ajo përmendi studimet e MINT-it që identifikojnë produktet e drurit si një nga grupet kryesore me potencial për rritjen e vlerës së shtuar vendore, si dhe rolin e këtij sektori në industrinë qarkore përmes riciklimit dhe ripërdorimit të materialeve.
“Konventa e Drurit 2025 është një mundësi unike për shkëmbim idesh dhe krijimin e partneriteteve të reja për zhvillimin e një industrie konkurruese, të gjelbër dhe të qëndrueshme,” theksoi ministrja, duke shprehur urimin që ngjarja të sjellë frymëzim dhe hapa të rinj konkretë në këtë drejtim.
Në fund, Hajdari falënderoi Shoqatën e Përpunuesve të Drurit për mirënjohjen që i është ndarë, duke vlerësuar kontributin e aktorëve të sektorit në zhvillimin ekonomik të vendit.

E-Diaspora
-
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe Tenori Ramë Lahaj ngjitet në skenë në Rusi me repertor shqip... -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore” -
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para
Jeta në Zvicër
-
Pse burgjet zvicerane janë plot? Burgjet janë shumë të zëna në të gjithë Zvicrën. Ato janë gjithashtu të mbushura plot, pjesërisht... -
Lorian Musa, i shtati në renditjen botërore të karatesë, për moshën e tij -
Valisi lejon Italinë të hetojë në rastin Crans-Montana -
Swatch ka pësuar rënie të madhe të fitimit në vitin 2025 -
Dy mjekë lirohen nga akuza pas vdekjes së pacientit në psikiatri











