Kosova
Kurti dhe Osmani nderojnë sakrificën e familjes Jashari
Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kanë bërë homazhe te Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.
Në nder të sakrificës së familjes Jashari, kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani dhe kreu i ekzekutivit, Albin Kurti, së bashku me kabinetin e tij qeveritar, kanë bërë homazhe të Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz, përcjell albinfo.ch.
“Sot ishim së bashku me kryeministrin Kurti dhe me anëtarët e Qeverisë së Kosovës për të nderuar sakrificën e Familjes Jashari dhe të komandantit legjendar Adem Jashari. Pikërisht ky vend që dëshmon atë se çka është atdhedashuri”, theksoi Osmani.
Në anën tjetër, kryeministri Kurti deklaroi se Prekazi është kryeqytet i kryengritjes dhe qëndresës.
“Bashkë me kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani, erdhëm në Prekaz në këtë kryeqytet të kryengritjes e qëndresës sonë për të kujtuar e nderuar Familjen Jashari. Në 12-vjetorin e pavarësisë i kujtojmë me mall e pikëllim, por edhe me shumë krenari”, deklaroi Kurti. /Lajmi.net/
https://www.facebook.com/lajminet/videos/192484485299538/
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor Talentet po i merr Europa, qindra të rinj të kualifikuar largohen drejt BE-së... -
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?
Jeta në Zvicër
-
Zvicra është lider në kamionët e rinj elektrikë Kur bëhet fjalë për makinat elektrike, Zvicra nuk i ka arritur objektivat e saj. Por makinat... -
Zjarr masiv në Lucernë, ndërhyjnë rreth 100 zjarrfikës -
Qyteti i Cyrihut shënon numrin më të lartë të banorëve në histori -
Hetimet zbulojnë detaje të reja për arrestimin e kosovarit në Cyrih -
Hotel luksoz në Crans-Montana mbyllet për shkelje sigurie














