Kosova
Kurti flet për bashkimin kombëtar
"Bashkimi kombëtar me Shqipërinë na zgjedh vetë dhe nuk e zgjedhim ne", tha Kurti
Në shënimin e 16-vjetori të Lëvizjes Vetëvendosje, kryeministri Albin Kurti është shprehur se bashkimi kombëtar mbetet pjesë e programit të tyre, raporton Ekonomia Online.
“Edhe në programin e LVV-së, Bashkimi Kombëtar me Shqipërinë na zgjedh vetë dhe nuk e zgjedhim ne. Është aq e thellë sa që në ecjen e përbashkët të përzgjedhet ajo. Programi qeverisës i joni është po ai dhe qëndrimet tona janë po ato. Ne përdorim gjithnjë e më shumë mekanizma për ta afruar këtë. Të ndihmojmë shqiptarët kudo që janë në Ballkan që të faktorizohen sa më shpejt. Të jemi në shërbim që shqiptarët të çlirohen e emancipohen për atë që duan e ua thotë mendja”.
Tutje, Kurti vlerësoi kontributin dhe sakrificën e të gjithë aktivistëve të VV-së.
“Kjo kafiteri që ndodhemi është lokali ku u pati formësuar identiteti i LVV-së në vitet 2005/6/7/8, përfundi kësaj arre ku i diskutonim mendimet politike. Në këtë oborr ku e kemi zhvilluar Lëvizjen si organizatë”, transmeton Eo, përcjell Albinfo.ch.
“Falënderojmë qytetarët e Prishtinës e pastaj të gjithë Kosovës që na kanë përkrah pa rezervë”.
“Parimet e VV-së të cilët e gjejnë origjinën tek Rilindja Kombëtare janë ato që e kanë së ndërtuar aktivistët politikë dhe kanë bërë që ne të zgjerohemi e të rritemi për ditë”.
“Kemi pasur momente të lumtura, por edhe të vështira, patëm që sakrifikuan shumë, kontributi i të cilëve te ne ndjehet çdo ditë”.
“Kemi shumë punë para, por të gjitha betejat janë kaluar që të kemi shansin për beteja më të mëdha”.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit "Gjatë një kontrolli të plotë të individëve të pranishëm, zyrtarët e policisë kantonale gjetën një shkop... -
Manifestim përkujtimor kombëtar KUSHTRIMI I LIRISË, edhe në Itali -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Shqipëri
Remitancat drejt Shqipërisë në rritje, pritet vit rekord me mbi 1 miliard euro
Jeta në Zvicër
-
Zjarri në Memorialin e Crans-Montana, policia fillon hetimet Autoritetet kanë hapur një hetim për të përcaktuar shkaqet e zjarrit... -
Gjykata mbështet ndalimin e shkollës për jo-rezidentët -
Universiteti i Cyrihut bën një zbulim të madh për viruset spitalore -
Grabitje banke në Erlinsbach, Solothurn, vidhen disa mijëra franga -
Pse kantoni i Aargaut mund të jetë vendi më i mirë për të jetuar në Zvicër














