Kosova
Kurti, Konjufca e Vitia bëjnë homazhe te varri i Astrit Deharit
"Vdekja e tij cilësohet krim politik"
Sot, kryeministri Albin Kurti, bashkë me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca dhe kandidatin për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia, kanë bërë homazhe te varri i aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.

Pas homazheve, Kurti tha se nuk mund të jenë të qetë përderisa nuk ka drejtësi për Astritin. Sipas tij, Dehari u mbyt në burg dhe ishte viktimë e krimit politik.
“Sot janë mbushur pesë vjet pa Astritin. Me shumë dhembje e mall, por edhe me shumë dashuri dhe krenari e kujtojmë për punën, angazhimin, kontributin dhe sakrificën e tij. Pesë vjet pa Astritin janë edhe drejtësi për Astritin”.
“Ai u mbyt në burg, në burgun e Prizrenit, më 5 nëntor të vitit 2016 dhe sot e kësaj dite ne nuk mund të jemi të qetë përderisa nuk ka drejtësi për Astritin, përderisa përgjegjësit nuk janë gjykuar e dënuar dhe përderisa nuk është zbardhur në plotni e vërteta për të”.
“Astritin e kemi pasur shok të ngushtë, i cili ka qenë shembull për të gjithë neve me aktivitetin, dashamirësinë dhe organizimin që ka bërë, ne ia kemi borxh edhe Astritit, por edhe qytetarëve, drejtësinë për Astritin”.
“Duhet të bëjmë e do të bëjmë reforma të thella në sistemin e drejtësisë edhe për viktimat e krimeve të kryera nga Serbia, edhe për viktimat e krimit të organizuar e korrupsionit, edhe të krimit politik, çfarë ishte edhe mbytja e Astritit në burg”, tha kryeministri Kurti.
Homazhe bënë dhe familjarët e të ndjerit dhe qytetarë të shumtë.
Në pesëvjetorin e Astrit Deharit, do të mbahet edhe një tubim në Bibliotekën e Kosovës.
Astrit Dehari vdiq më 5 nëntor 2016 në rrethana ende të pasqaruar mirë në Qendrën e paraburgimit në Prizren.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Vendet e lira të punës në banka fillojnë të rriten përsëri në janar Kjo është ajo që del nga portali Indeed - Përmirësimi i regjistruar në muajin e parë... -
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër -
A është skijimi tani shumë ekskluziv? -
Aldi tani do të mbyllë dyqanin kryesor -
Eksportet zvicerane arritën një nivel rekord në vitin 2025












