Kosova
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në Forumin Ekonomik Zvicër-Kosovë 2024, ku ishte i ftuar për fjalë hyrëse të forumit.
Duke qenë se Kosova dhe Zvicra kanë një partneritet të fortë, kulturor e politik, kreu i ekzekutivit të Kosovës tha se është e natyrshme që kjo lidhje forcohet ekonomikisht çdo ditë, ndërkaq falënderoi të gjithë ata që punojnë në këtë drejtim.
“Ne jemi të bekuar me këtë partneritet, ose më mirë, me këtë miqësi të vërtetë. Ndaj më vjen mirë që ky forum na ofron mundësinë për të thelluar këtë partneritet, veçanërisht në fushën e tregtisë, investimeve dhe inovacionit teknologjik”, veçoi kryeministri, teksa theksoi se për Kosovën Zvicra është destinacioni i pestë më i madh i eksporteve dhe në vitin 2022 për herë të parë është shënuar bilanc pozitiv tregtar me Zvicrën duke eksportuar mallra në vlerë prej 64 milionë euro dhe importuar mallra në vlerë prej 39 milionë euro.
Kurti shtoi tutje se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar për të krijuar një mjedis biznesi që tërheq investime dhe nxit një rritje të qëndrueshme.
“Së bashku, le të hapim rrugën për një partneritet më të fortë dhe më të begatë ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës”, tha ai në përfundim të fjalës së tij.
E-Diaspora
-
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve Pjesëmarrësit tashmë kanë filluar të eksplorojnë koncepte kyçe si diplomacia kulturore, standardet bashkëkohore të mikpritjes...... -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës
Jeta në Zvicër
-
Ofertuesi paguan 262,000 CHF për targën “ZH 11” Targa e makinës së Cyrihut “ZH 11” është shitur për 262,000 CHF në një ankand online.... -
Eksportet e orëve zvicerane në krizë -
Gjithçka që ndryshon në jetën në Zvicër nga janari i 2026-ës -
SMG: Qiratë shënojnë rritje pothuajse kudo në Zvicër -
2,500 nënshkrime për rikthimin e TGV Lyria Lozanë–Paris












