Kosova
Kurti: Më mirë ta votojmë Konjufcën dhe të kemi qeveri afatshkurtër deri në prill
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se për Kosovën është më e favorshme që Kuvendi të votojë Glauk Konjufcën si kryeministër, në mënyrë që vendi të ketë një qeveri afatshkurtër deri në prill, përcjell albinfo.ch.
“Meqë nuk i mora 61 votat e nevojshme, dhamë pa vonesë propozimin që Glauk Konjufca të jetë mandatar për formimin e qeverisë. Pas balotazhit do të merremi menjëherë me këtë çështje. Opozita e ka në dorë ta zgjedhë rrugën – ose ‘Kurti 2.5’ me zgjedhje në dhjetor, ose ‘Konjufca 1’ me zgjedhje në prill. Për ne, të dyja janë të pranueshme, por më e rëndësishme është të ecim përpara,” tha Kurti në një prononcim për TV Syri nga Gjakova.
Sipas tij, një qeveri e përkohshme do të mund të miratonte buxhetin dhe të siguronte stabilitet institucional deri në zgjedhjet e reja.
“Për Republikën e Kosovës është më e favorshme të votohet Glauk Konjufca dhe të kemi një qeveri që voton buxhetin për RTK-në, për Prishtinën, Gjilanin e Zubin Potokun. Është më mirë të kemi qeveri deri në prill sesa të mbesim në bllokadë politike,” theksoi Kurti.
Ai shtoi se Vetëvendosje ka bërë lëvizje të brendshme për të lehtësuar procesin, ndërsa kritikoi opozitën për “refuzim të paarsyeshëm”.
“Kemi bërë ndryshime, së pari Albulena Haxhiu u zëvendësua nga Dimal Basha, tani unë nga Glauk Konjufca. Ndërsa opozita ka mbetur e ngurtë dhe pa vullnet për bashkëpunim,” tha Kurti.
E-Diaspora
-
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih Besimtarët shqiptarë festojnë Fitër Bajramin në Cyrih me mesazhe paqeje... -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA -
Itali
Vdes shqiptari në Itali, dyshohet se u hodh vetë para trenit -
Remitencat drejt Kosovës arrijnë 1.4 miliardë euro në vitin 2025, Gjermania dhe Zvicra kryesojnë -
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron Fitër Bajramin
Jeta në Zvicër
-
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih Besimtarët shqiptarë festojnë Fitër Bajramin në Cyrih me mesazhe paqeje... -
Revolucioni diellor evropian nisi në Zvicër? -
Stacioni më i lartë kërkimor në Evropë ndodhet në Zvicër? -
Linja e re e trenit të natës Cyrih–Bruksel nis në shtator -
Rreziku nga erërat e forta në teleferikë: Çfarë tregoi aksidenti në Engelberg











