Uncategorized
Kurti: Mjekët duhet të zgjedhin mes privatit ose publikut
“Nuk do të lejojmë më që mjekët t’i marrin pacientët nga spitalet publike dhe t’i akomodojnë ata në ordinancat e tyre private"
Lideri për kryeministër nga radhet e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se mjekët, të cilët kanë marrëdhënie pune në spitale private dhe publike njëkohësisht, duhet të zgjedhin ndërmjet njërës punë.
Këtë e ka bërë të ditur në një intervistë për emisionin “New Bugajski Hour” në Radio Televizionin e Kosovës,
Kurti ka theksuar se qeverisja e ardhshme e Kosovës nuk do të lejojë që mjekët të punojnë edhe në spitalet private, si dhe në ato publike në të njëjtën kohë.
“Nuk do të lejojmë më që mjekët t’i marrin pacientët nga spitalet publike dhe t’i akomodojnë ata në ordinancat e tyre private pas orarit të punës”, ka thënë Kurti.
Nga ana tjetër, ai ka paralajmëruar rregullimin e çmimeve të barnave, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Media zvicerane raporton nga protesta e diasporës shqiptare në Bernë “Protestat në Shqipëri kundër korrupsionit dhe shkatërrimit të mjedisit kanë mbërritur në Zvicër", shkruan nga vendngjarja,... -
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
Mërgimtarët raportojnë kontrolle të shtuara në Serbi, apel për kujdes gjatë sezonit të pushimeve -
Sunny Hill po kthehet në pikën kryesore të takimit të diasporës shqiptare
Jeta në Zvicër
-
Këto ndalime duhet t’i keni parasysh gjatë pushimeve këtë verë Ndalohet sjellja e peshqirit në plazh, mbledhja e gurëve apo ecja me rroba banje? Gjatë këtyre... -
A e vë në rrezik inteligjenca artificiale shumëgjuhësinë zvicerane? -
Ndërtimi i Aeroportit të Cyrihut filloi 80 vjet më parë -
Një valë tjetër e nxehtësisë “viziton” Zvicrën në javën që vjen -
Djali i Morettit përjashtohet nga kopshti parashkollor














