Kosova
Kurti në Davos promovon Kosovën si partner të besueshëm për investime
Nga Davosi, Kurti fton investitorët: Kosova në rritje të qëndrueshme ekonomike
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, gjatë pjesëmarrjes në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, ka prezantuar Kosovën si një destinacion tërheqës për investime, duke theksuar stabilitetin institucional, politikat fiskale të favorshme dhe potencialin e të rinjve të vendit, transmeton albinfo.ch.
Kurti bëri të ditur se gjatë takimeve me partnerë ndërkombëtarë dhe investitorë potencialë, Kosova është prezantuar si një shtet partner i besueshëm, e jo vetëm si treg apo platformë për prodhim me kosto të ulët.
“Ne u tregojmë partnerëve tanë se Kosova ka një qeveri partnere, politika fiskale të favorshme dhe një forcë punëtore të re, energjike, të talentuar dhe shumëgjuhëshe,” tha Kurti.
Ai theksoi se pozita gjeografike e Kosovës ofron mundësi unike për bizneset ndërkombëtare, duke qenë në zemër të rajonit EMEA, Evropë, Lindje e Mesme dhe Afrikë Veriore, transmeton tutje albinfo.ch.
“Shteti ynë ofron mundësi reale për krijimin e degëve apo bizneseve të reja në një rajon strategjik me qasje të gjerë tregtare,” u shpreh Kurti.
Kryeministri në detyrë vuri theksin edhe në rëndësinë e besimit dhe parashikueshmërisë institucionale, veçanërisht në një kohë sfidash gjeopolitike dhe çrregullimesh në zinxhirët globalë të furnizimit.
“Kosova ofron një shtet demokratik me sundim të ligjit dhe stabilitet institucional, elemente kyçe për investitorët në një mjedis global të pasigurt,” tha ai.
Sipas Kurtit, ekonomia e Kosovës po shënon rritje të vazhdueshme, ndërsa ndërmarrjet me pronësi të huaj janë rritur me 55 për qind krahasuar me katër vite më parë.
Duke folur për pjesëmarrjen në Davos, Kurti theksoi se angazhimi i këtij viti ka qenë më intensiv se në edicionet e kaluara, me më shumë panele diskutimi dhe takime bilaterale, të zhvilluara në kuadër të “Shtëpisë së Kosovës”.
Ai falënderoi gjithashtu ndërmarrësit nga diaspora për kontributin e tyre të vazhdueshëm në promovimin e Kosovës dhe në forcimin e lidhjeve ekonomike me partnerë ndërkombëtarë./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Davos
House of Kosova në Davos: Diplomaci aktive gjatë ditës, tinguj rok në mbrëmje Tingujt e Kosovës në Davos: “Asgjë Sikur Dielli” performon në House of Kosova... -
Gjermani
Një shqiptar në krye të Komisionit Suprem për Barazi dhe Integrim Shoqëror në Gjermani -
Një shqiptare në mesin e 10 grave më të spikatura botërore në sektorin e energjisë -
Gjermani
Hapet shkolla shqipe në Heppenheim të Gjermanisë -
Ekspertë ndërkombëtar diskutojnë rolin e diasporës në zhvillimin ekonomik
Jeta në Zvicër
-
Davos
Këto janë 19 vendet që kanë nënshkruar pjesëmarrjen në Bordin e Paqes Vjosa Osmani nënshkruan pjesëmarrjen e Kosovës në Bordin e Paqes, vendi bëhet pjesë e 19 shteteve... -
Davos
Vjosa Osmani nënshkruan anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes -
Davos
Presidentja Osmani e vetmja grua mes liderëve botërorë në Bordin e Paqes -
Davos
Presidentja Vjosa Osmani takohet me Donald Trump në Davos -
Davos
Presidentja Osmani në Davos për ceremoninë e themelimit të Bordit të Paqes










