Kosova
Kurti, në takim me zyrtarët amerikanë
Kurti: 2023-shi ishte sfidues në aspektin e sigurisë
Sot, kryeministri Albin Kurti ka takuar ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier dhe drejtoreshën për Çështje të Evropës Qendrore dhe Jugore në Departamentin e Shtetit Amerikan, Collen Hyland, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se ata kanë diskutuar për marrëdhëniet dypalëshe dhe ngjarjet e sivjetme, një prej të cilave përmendën çështjen e procesit të konvertimit të targave në RKS.
Ndërkohë, Kurti e ka cilësuar vitin 2023 si sfidues, posaçërisht për sigurinë.
“Vit ky që krahas zhvillimit dhe progresit, ishte vit sfidues veçanërisht në aspektin e sigurisë për shkak të sjelljes agresive të Serbisë ndaj Kosovës dhe strukturave kriminale të saj, që u përcoll me tensione, sulme ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, institucioneve vendore e të gazetarëve në katër komuna në veri, rrëmbimin e tre policëve të Kosovës brenda territorit tonë, dhe sulmi terrorist e paramilitar i 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri policor, tani Heroi i Kosovës, Afrim Bunjaku”, thuhet në komunikatën e Kryeministrisë.
Pas takimit me Hovenierin dhe Hyland, Kurti priti edhe Ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot.
Ata folën rreth nismave dhe bashkëpunimeve të mundshme në fushën e arsimit e teknologjisë së informacionit bazuar në përvojat e shtetit francez, si dhe për mundësitë që ofron Kosova dhe planet në zbatim të Qeverisë në sektorin e energjisë, përkatësisht në atë të burimeve të ripërtëritshme të energjisë.
Kryeministri po ashtu takoi Përfaqësuesin e Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Haakon Blankenborg, të cilit i tha se pas sulmit terrorist e paramilitar, të sponsorizuar nga Serbia, është e rëndësishme që të shtohet siguria në kufirin me Serbinë.
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Ish-banorët e Mbretërisë së Bashkuar tani mund të dhurojnë gjak në Zvicër Njerëzit që kanë jetuar në Mbretërinë e Bashkuar gjatë viteve tetëdhjetë tani mund të dhurojnë gjak... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër? -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih












