Kosova
Kurti: Nuk ka normalizim pa siguri
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar mbi vizitën e emisarëve evropianë e amerikanë që vijnë të shtunën në Kosovë. Ai thotë se nuk e di se çka do të ofrojnë, por se nuk ka normalizim pa siguri.
“Çka do të ofrojnë e çka do të kërkojnë, do ta marrim vesh nesër, unë mund të them që nuk mund të ketë normalizim pa siguri dhe siguria e Republikës së Kosovës duhet të jetë prioritet edhe për institucionet e shtetit, edhe për popullin dhe shoqërinë. Për këtë ne punojmë ditë e natë, me krejt çka mundemi e dimë”, ka thënë Kurti.
Ai thotë se është koha që të gjithë të kuptojnë se kush është Serbia dhe ta sanksionojnë atë.
“Në dhjetorin e kaluar i kishim 16 barrikada në veri, me 26 dhe 29 maj të këtij viti patëm sulm mbi policinë, mbi ushtarët e KFOR-it dhe mbi ju gazetarët. Më 14 qershor patëm rrëmbimin e policëve në Leposaviq, ndërkaq më 24 shtator patëm sulm terrorist, në të cilin u vra rreshteri Afrim Bunjaku. Është jetike për Kosovën, për demokracinë dhe për rajonin e Ballkanit që ata që nuk e kanë ditur ose nuk e kanë kuptuar se kush është Serbia dhe Beogradi zyrtar, më në fund ta bëjnë këtë, sepse nuk është Kosova ajo që duhet të ketë masa, por është Serbia ajo që duhet të ketë sanksione”, shtoi kreu i qeverisë së Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Tutje Kurti, për dialogun tha se Kosova është konstruktive edhe në zbatimin e marrëveshjes bazë të Brukselit, porse Serbia është fajtore për moszbatimin e saj.
“Sa i përket dialogut në Bruksel, ne kemi marrëveshje, por që përsëri Serbia nuk i ka zbatuar, e kemi marrëveshjen bazike të 27 shkurtit, e kemi edhe aneksin e 18 marsit, ne kemi qenë përherë konstruktiv, të përkushtuar e kreativ dhe kurrsesi nuk ka faj apo përgjegjësi në anën tonë se Kosova dhe Serbia nuk i kanë marrëdhëniet normale. Marrëveshja bazike nga 27 shkurti e ka në qendër njohjen de facto reciproke dhe sa më parë që zbatohet ajo, do të kemi jo vetëm normalizim demokratik e evropian, por edhe siguri për vendin tonë e rajonin”, u shpreh Kurti.
E-Diaspora
-
Ekstradohet nga Gjermania i dyshuari për vrasje në Kosovë Rasti kishte ndodhur në korrik 2025 në fshatin Gojbulë, i dyshuari dërgohet në mbajtje... -
Gjermani
25-vjeçari nga Kosova humb jetën aksidentalisht në Gjermani -
Zvicër
Shqiptari nga Kosova humb jetën në aksident trafiku në Zvicër -
Paris
Angelin Preljocaj në qendër të një mbrëmjeje artistike në Muzeun Luvër -
Britani
Oficerja e parë e FSK-së po ndjek kursin e avancuar të inxhinierisë ushtarake në Britani
Jeta në Zvicër
-
Wermuth mund të kandidojë për mandatin e pestë në Parlament Statutet kërkojnë një shumicë prej dy të tretash të delegatëve për emërime në mandate federale dhe... -
Keller-Sutter për ndëshkim më të ashpër të shkeljeve të kufijve dixhitalë -
Fondacioni zviceran financon projektin mbi gjuhën shqipe në antikitet -
Zjarri në autostradën A13 u shkaktua nga një cigare e hedhur -
20 iniciativa në 60 vjet: Zvicra debaton pa pushim për imigracionin












