Kosova
Kurti pas mbylljes së votimeve: Qytetarët treguan maturi e kulturë demokratike
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas mbylljes së qendrave të votimit për zgjedhjet lokale në 38 komuna. Ai ka përshëndetur pjesëmarrjen e qytetarëve dhe maturinë e treguar gjatë procesit zgjedhor.
“Sot, me qetësi e maturi, qytetarët e Kosovës dëshmuan edhe njëherë kulturën demokratike duke kaluar ditën e zgjedhjeve lokale me dinjitet e përgjegjësi. Por tash është koha e komisionerëve dhe vëzhguesve, të cilët jo vetëm i numërojnë votat, por edhe i ruajnë ato dhe vullnetin e shprehur të qytetarëve”, ka shkruar Kurti në rrjetin social Facebook.
Ai gjithashtu falënderoi qytetarët për mbështetjen ndaj Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidatëve të saj nëpër komuna, duke theksuar se ky besim është forca e tyre për të vazhduar me punë dhe përkushtim përpara.
E-Diaspora
-
Dy politikanë shqiptarë fitojnë në Asamblenë e Lozanës –Tora Vlora dhe Musa Kamenica Në zgjedhjet komunale që u mbajtën të dielën, më 8 mars 2026, dy kandidatë me prejardhje... -
Gzim Rama zgjidhet në Ekzekutivin e komunës Moudon – del i pari në raundin e parë -
Reis Luzhnica nga SP bëhet sërish deputet në Parlamentin e Cyrihut -
Avdilit nuk i mjaftojnë votat për kryetar të Cyrihut -
smzh ag hap filialin e 13-të në Sursee
Jeta në Zvicër
-
Rreth 2,700 zviceranë të regjistruar për kthim nga Lindja e Mesme Numri më i madh i qytetarëve zviceranë, sipas këtyre të dhënave, ishte në Emiratet e Bashkuara... -
16-vjeçari ikën me makinë, humbet kontrollin dhe mbyt një grua -
Parlamenti miraton fondet për viktimat në Crans-Montana -
Kë do ta kandidojë FDP në raundin e dytë për kryebashkiak, pas humbjes së Avdilit -
Konflikti në Lindjen e Mesme do të rrisë çmimet e derivateve në Zvicër













