Kosova
Kurti: Sovranitetin e Kosovës nuk e diskutojmë me Serbinë
Këtë kryeministri Kurti e tha pas takimit me Macron-in në Paris
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vazhduar të potencojë se pavarësia, integriteti territorial dhe sovraniteti nuk do të negociohen me palën serbe në bisedimet Kosovë-Serbi.
Kujtojmë se shefi i ekzekutivit nga Pallati Elysee i Parisit ritheksoi edhe një herë se Serbia duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës, duke shtuar se Qeveria e Kosovës do të kontribuojë me të gjitha mundësitë edhe në rajon, me marrëdhënie të mira ndërfqinjësore, edhe drejt perspektivës dhe integrimeve evropiane, përcjell albinfo.ch.
“Pavarësia e Kosovës, integriteti territorial dhe sovraniteti nuk do të negociohen. Me Serbinë mund të diskutojmë për statusin e marrëdhënieve tona, e jo për statusin e Kosovës. Vendimi i GJND-së ka hequr çdo dilemë për ligjshmërinë e Pavarësisë së Kosovës”, ka deklaruar Kurti.
Në vizitën e tij në Paris, Kurti kërkoi edhe një herë liberalizimin e vizave për Kosovën, duke thënë se është e padrejtë të mos hiqen vizat kur janë plotësuar 95 kritere.
“Sigurisht që qytetarët e Republikës së Kosovës janë të interesuar për liberalizimin e vizave dhe është e padrejtë që Kosova pas plotësimit të të gjitha kritereve, 95 sosh, ende nuk e ka të hequr regjimin e vizave. Më 18 korrik bëhen tri vjet prej se Komisioni Evropian ka thënë se Kosovës duhet t’i hiqet regjimi i vizave. Në vizitën tonë kjo temë është trajtuar. Unë jam i bindur që ata e kanë marrë mesazhin tonë, por s’ka zotim nga ana e tyre që do të ketë heqje të regjimit të vizave”, ka pohuar kryeministri gjatë konferencës për media.
E-Diaspora
-
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos Rritet përkushtimi për ruajtjen e identitetit kombëtar... -
Vjollca Hoti nderohet nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
“Albakult” përfaqëson kulturën shqiptare në një nga ngjarjet më të mëdha multikulturore në Zvicra -
Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të larta drejtuese në Microsoft -
Vjenë
Autopsia e viktimave kosovare në Vjenë nis pas aksidentit tragjik në kantier
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Zvicër: Dua Lipa emërohet Ambasadore Globale e Nespresso Dua Lipa hap një kapitull të ri për markën e njohur zvicerane... -
“Albakult” përfaqëson kulturën shqiptare në një nga ngjarjet më të mëdha multikulturore në Zvicra -
Në kohë trazirash, vendimet kërkojnë maturi -
Formula e rrezikshme për foshnjat shitet ende në Zvicër, pavarësisht premtimeve të autoriteteve -
Rritje e konfiskimeve të narkotikëve dhe cigareve kontrabandë në Zvicër












