Kosova
Kurti për krizën e energjisë elektrike: Do të dalim me propozime për zgjidhje afatgjate
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka thënë edhe një herë tjetër se e kupton frustrimin e secilit qytetarë për shkak të mungesës së energjisë elektrike.
Në mbledhjen e përgjithshme të Lëvizjes Vetëvendosje, Kurti, deklaroi se edhe ai është i frustruar nga kjo mungesë.
“Unë e kuptoj sot frustrimin e secilit qytetar me mungesën e energjisë elektrike, më besoni se edhe unë jam i frustruar. Por le të jetë ky një rikujtim për gjendjen në të cilën ata që qeverisën për dy dekada na e lan shtetin, sepse si njerëz të territ që ishin e që punët i bënin natën e larg syve të qytetarëve, ata s’kishin se si ta linin Kosovën ndryshe pos në terr e në skëterrë”, deklaroi ai.
Tutje, i pari i ekzekutivit shtoi se gjatë vitit që vjen do të dalin me propozime për zgjidhje afatgjate, e cila do të marr parasysh kërkesën e Kosovës për rritje për energji në dyzet vitet e ardhshme dhe burimet energjetike për të plotësuar këtë kërkesë.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot












