Kosova
Kurti prezanton para deputetëve buxhetin për vitin 2024: Buxhet i mbrojtjes dhe sigurisë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ka prezantuar buxhetin për vitin 2024, përcjell albinfo.ch.
Kryeministri tha se buxheti total i vitit të ardhshëm do të jetë 3 miliardë e 314 milionë euro. Shefi i ekzekutivit tha se ky do të jetë buxhet i mbrojtjes dhe sigurisë, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Ai bëri të ditur se për fushën e mbrojtjes dhe sigurisë janë ndarë 370 milionë, 153 milionë euro për Ministrinë e Mbrojtjes dhe 216 milionë euro për Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Ai shtoi se përveç rritjes së mjeteve, do të rritet edhe numri i ushtarëve dhe policëve.
“Buxheti i Kosovës për vitin 2024 do të jetë 3 miliardë e 314 milionë euro. Ai do të jetë buxhet i mbrojtjes dhe sigurisë, për çfarë kemi ndarë 370 milionë euro, ose 22 për qind më shumës sesa aktualisht, 153 milionë euro për Ministrinë e Mbrojtjes dhe 216 milionë euro për Ministrinë e Punëve të Brendshme, më së shumti ndonjëherë. Ushtrisë sonë, të cilës ia kemi rritur buxhetin më shumë se dyfish prej kur kemi ardhur në qeverisje dhe numrin e ushtarëve për më shumë se dy të tretat, do t’ia shtojmë edhe 600 ushtarë më shumë në 2024. Kurse Policia jonë, e cila ka 850 policë të rinj gjatë qeverisjes sonë, do t’i ketë edhe 500 rekrutë të tjetër vitin tjetër dhe 21,7 milionë euro për investime kapitale, ose 9 milionë euro më shumë sesa këtë vit”, tha Kurti.
Kurti ka paraqitur tutje ndarjet buxhetore që parashihen për sektorët e tjerë.
“Buxheti i vitit 2024 do të jetë po ashtu prioritet në programin tonë qeverisës sa u përket nevojave të qytetarëve për një ekonomi të fortë, me më shumë vende të punës, për shëndetësi gjithëpërfshirëse me shërbime më të mira, arsim të zhvilluar me cilësi më të lartë e sundim të ligjit me drejtësi të reformuar. Përgjatë gati 32 muajve të mandatit tonë, ekonomisë iu shtuan 60 mijë vende pune, ku gjysma e të punësuarve janë të rinj e të reja nën moshën 25-vjeçare. Vetëm përmes superpunës për 8 muaj janë punësuar mbi 7 mijë e 700 të rinj, që i bie diç më pak se 1 mijë të punësuar në muaj. Për të vazhduar me nxitjen e punësimit për sektorin privat, në buxhetin 2024 kemi ndarë 29 milionë euro për masat e punësimit, ndërsa sa i përket sektorit publik koeficienti i pagave do të rritet në 110 euro. Do të vazhdojmë të investojmë në renovimin e spitaleve, përmirësimin e shërbimeve dhe blerjen e pajisjeve, ashtu që më të dashurve tanë t’iu mundësohet kujdesi i duhur në momentet më të vështira të tyre. Për vitin 2024 SHSKUK-së i është shtuar buxheti për 25 për qind, kurse për shëndetësinë si sektor në përgjithësi kemi ndarë mbi 340 milionë euro.
Për ndërtimin e çerdheve, zbatimin e reformave dhe mbështetjen e të rejave e të rinjve me bursa, sektorin e arsimit do ta mbështesim me 370 milionë euro, apo rreth 20 pë rqind më shumë sesa më 2023. Ministrisë së Drejtësisë ia kemi ndarë 31 për qind më shumë buxhet, ashtu që të zbatohen deri në fund reformat e nisura në drejtësi sepse edhe zotimi ynë ishte punë dhe drejtësi. 95 milionë euro i kemi paraparë për nënat lehona dhe fëmijët nën 16 vjeç. 14 milionë euro ndamë për banimin social, 11 milionë për blerjen e objekteve të ambasadave të Kosovës nëpër botë dhe 65 milionë euro për bujqësi. Do të ketë investime të reja kapitale në infrastrukturë rrugore, hekurudhore në zona të reja ekonomike, në diga e rrjete të ujësjellësit dhe në kapacitete të reja energjetike e për këtë kemi paraparë buxhet prej 86o milionë euro për Ministrinë e Kulturës kemi ndarë 850 milionë euro për investime kapitale në sport e infrastrukturë për vitin që po vjen”, tha Kurti.
Ai ka bërë të ditur se buxheti total i komunave për vitin 2024 do të jetë 742 milionë euro, teksa edhe për Luginën e Preshevës tha se do të rritet buxheti për 1 milion euro.
Buxheti i komunave sivjet është 650 milionë euro, në vitin 2024 ai do të jetë 742 milionë euro, prej të cilave 630 milionë janë grant për komunat nga Qeveria dhe pjesa tjetër të hyra vetjake. Ky buxhet i Qeverisë është po ashtu edhe buxhet i komunave. Nga 2 në tre milionë euro do të shtojmë për vitin 2024 për Preshevën, Medvegjën e Bujanocin. Kjo mbështetje është më e larta ndonjëherë dhe është më shumë se të gjitha qeveritë paraprake marrë së bashku”, është shprehur kryeministri Kurti në Kuvend.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali Hyn në fuqi marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë... -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih Kalimtarët arritën ta mposhtnin dhe ta mbanin nën kontroll sulmuesin 40-vjeçar derisa mbërriti policia... -
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit -
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve -
Ekipet zvicerane vizitojnë pacientët e trajtuar jashtë vendit pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit













