Kosova

Kurti takohet me senatorët amerikanë

Foto ilustrim

Këtë të hënë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pret në takim dy senatorët amerikanë, Chris Murphy dhe Gary Peters.

Takimi nis në orën 15:00 dhe do ketë edhe deklarime për mediat, përcjell albinfo.ch.

Të enjten, në një mbledhje në Komitetin për Marrëdhënie të Jashtme në Senatin e SHBA-së, është diskutuar për Kosovën, ku kanë raportuar edhe Derek Chollet, dhe emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Në të njëjtin takim nga Cholleti dhe Escobari është përsëritur qëndrimi se në Kosovë nuk do të ketë Republikë Srpska, ndërkohë që është insistuar që Asociacioni i komunave me shumicë serbe duhet të formohet sa më shpejt që është e mundur, shkruan koha.net.