Kosova
Kurti bisedon me përfaqësues të Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka pasur një bisedë me përfaqësuesit e diasporës shqiptare, ku i falenderoi për ndihmën që japin në vendlindje
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti së bashku me Liza Gashin, zëvendës ministre në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, kanë pasur një bisedë me përfaqësuesit e diasporës shqiptare, shkruan albinfo.ch.
Kjo është konfirmuar edhe nga Gashi. “Së bashku me Kryeministrin Kurti kemi filluar një seri të takimeve virutale/diskutimeve me pjestarët e Diasporës, me qëllim të koordinimit dhe forcimit të komunikimit mes tyre dhe institucioneve të vendit amë. Në vazhdën e takimeve, sot zhvilluam një bashkëbisedim me përfaqësues të Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadaja, shtete të ndryshme të Evropës dhe nga Australia.
Një diasporë e mirë-organizuar mundet që jo vetëm të kontribuoj në vendin amë përtej remitancave, por edhe të jetë urë lidhëse me vendimmarrësit politikë dhe ekonomik në vendet ku jeton; duke ndërmjetësuar investime të huaja në ekonominë tonë. Këtë gjë e bëjnë sot shumë bashkatdhetarë në baza individuale të cilëve u jemi shumë mirënjohës, por nëse organizohemi, efekti do të jetë shumë më i madh.
Një temë tjetër e këtij takimi dhe takimeve paraprake ishte edhe angazhimi i profesionistëve nga diaspora dhe transferimi i dijes dhe aftësive në vendin amë. Kosova ka nevojë për kapitalin human të diasporës, përveç atij financiar. Për këtë arsye, fokusi ynë do të jetë në krijimin e një programi kombëtar që synon transferin e dijës aftësive në vendin amë”, ka shkruar ajo në Facebook.
Takimin e ka konfirmuar edhe kryetari nderi i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër, Fehmi Fetahi. “Ne zhvilluam një takim bashkëbisedues me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti me kryetarët e Rrjeteve të bizneseve shqiptare në diasporë. Bashkëbisedimi ishte konstruktiv. Diaspora ka rol të rëndësishëm për investimet në Kosovë, sidomos tani me krizën që ka shkaktuar pandemia. Diaspora duhet të vazhdoj me mbeshtjen ekonomike për Kosovën”, tha për albinfo.ch Fehmi Fetahi.

Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Mësuesit e diasporës bashkohen në Kosovë për forcimin e gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar Ministria e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe... -
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin me postë nga diaspora -
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës? -
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti














