Kosova
Kurti thotë se dëbimi i turqve u bë me dijen e Thaçit
“Kosova është Republikë Parlamentare, që ka president despotik e abuziv, dinak e persekutues, i cili ka marrë me qira një kryeministër i cili krejt çfarë ka dashur tashmë e ka"
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka reaguar sërish lidhur me dëbimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova të cilit kishin leje qëndrimi.
“Kosova është Republikë Parlamentare, që ka president despotik e abuziv, dinak e persekutues, i cili ka marrë me qira një kryeministër i cili krejt çfarë ka dashur tashmë e ka. Demokraci e drejtësi do të thotë që këta gjashtë persona t’ia kthejnë ndjekjen autorit”, ka shkruar Kurti në facebook.
Lidhur me këtë temë Kryeministri Haradinaj ka ftuar për sot Këshillin e Sigurisë së Kosovës. Edhe presidenti Thaçi gjatë ditës ka paralajmëruar se do të mbajë një konferencë ku edhe pritet të flasë për këtë çështje.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Stuhi e fortë në Gjenevë, rrufeja godet aeroplanin Incidenti vjen në një kohë kur moti i paqëndrueshëm po ndikon në trafikun ajror në disa... -
Rriten investimet nga Kosova në Shqipëri -
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet -
Reklamë e rreme në Booking.com: Familja nga Zvicra humb 5,000 franga -
Besim dhe kostume kombëtare, si u festuan Pashkët në Misionin e Luzernit














