Lajme
Kurti thotë se VV do të shtrijë konceptin anti-mafioz në tërë Kosovën
Deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka ftuar anëtarët e partisë së tij që të shtrijnë konceptin zhvillimor dhe anti-mafioz në të gjithë vendin.
Vetëvendosje dje ka mbajtur zgjedhjet e brendshme për të vendosur për kandidatët për zgjedhjet lokale. Kurti, që ka votuar në Prishtinë, thotë se “konceptin zhvillimor që është instaluar në kryeqytet, duhet ta instalojnë në gjithë vendin”.
Ky është postimi i Kurtit në Facebook:
Raportet prej institucioneve e organizatave ndërkombëtare e përmendin vazhdimisht Lëvizjen VETËVENDOSJE! si subjektin më transparent sa i përket vendimmarrjes, veprimtarisë e organizimit. Kjo mbase nuk është diçka për t’u mburrur, pasi garën për transparencë e fitojmë lehtë, duke patur parasysh me cilët garojmë. Por, themeli i secilës transparencë, dhe kushti i domosdoshëm i saj, është mekanizmi i votimit të brendshëm.
Subjekti ynë ka pasur zgjedhje të brendshme dhe mbledhje të forumeve vendimmarrëse siç janë Këshillat e Qendrave apo Këshilli i Përgjithshëm, më shpesh se cilido subjekt, jo vetëm në Kosovë por në gjithë rajonin. Ne e pyesim shpesh dhe vazhdimisht anëtarin tonë se ç’mendon dhe si duhet të jenë politikat tona. Tek ne nuk ka parashutistë, trampolina dhe produkte të kulisave byrokratike “me urdhër nga lart”.
Këto kohë jemi në proces zgjedhor të brendshëm, për të vendosur se cilët do të jenë kandidatët që do të na përfaqësojnë në zgjedhjet lokale. Unë votova në Prishtinë, ku ka nisur ndryshimi i madh për Kosovën, e ku do të konfirmohet ky ndryshim edhe në zgjedhjet e tetorit. U uroj gjithë anëtarëve të Lëvizjes, votim të mbarë në qendrat e tyre, zgjidhni kandidatët më të mirë për kryetarë e asambleistë, që në krejt Kosovën ta shtrijmë konceptin zhvillimor dhe anti-mafioz që e kemi nisur në Prishtinë.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht” Ligji zviceran e përcakton qumështin si "produktin e marrë nga mjelja nga sekretimi i gjirit të... -
Rrufeja godet aeroplanin e Swiss-it – Anulohet fluturimi për në Londër -
Tri qasje: Çfarë ndihmon kundër mungesës së strehimit? -
Shqetësim midis fermerëve përpara një rreziku veçanërisht të theksuar të ngricës -
SWISS dhe Edelweiss rrisin mbishpagesat e karburantit











