Lajme
Kurti: Vota e diasporës ka ndikim
Kryeministri Albin Kurti në hapjen e forumit të dytë “Ulpiana” ka folur për përfshirjen e diasporës në regjistrimin e popullsisë dhe të drejtën e votës, si dy elemente që i bën ata të ndihen afër me vendin e tyre.
“Ne kemi lejuar diasporën tonë që të votojë sepse ne besojmë se ndikimi i një qeverie i ndikon të gjithë, si ata brenda, ashtu edhe jashtë vendit”, ka thënë Kurti.
Ndërsa ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë se Kosova është me fat për mërgimtarët që ka.
“Ne duhet të investojmë vazhdimisht te njerëzit tanë në diasporë. Ata duhet ta dinë se na përkasin neve, ashtu si qytetarët që jetojnë në Kosovë. Vendi ynë është me fat që ka një diasporë të angazhuar, me lidhje unike në vendin e tyre. Donatorët më të mëdhenj të Kosovës nga viti 1999 janë Gjermania dhe SHBA-të”, tha ajo. Sipas saj, ato i kanë dhënë vendit tonë shumë gjatë 25 vjetëve.
E-Diaspora
-
Gjermani
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 29-vjeçari shqiptar Aksidenti në Esslingen i merr jetën të riut shqiptar nga Presheva... -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm sjell filmin e regjisores Dea Gjinovci -
Belgjikë
Pianistja kosovare Fatjona Maliqi shkëlqen në koncertin recital në Belgjikë -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Ndërmjet Washingtonit, Strasburgut dhe Zvicrës: LUGINAS po ndërton një model inovativ të organizimit për diasporën
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mund të përballet me mungesë energjie këtë dimër Zvicra rrezikon një mungesë të energjisë elektrike këtë dimër, sipas një studimi të ri të kompanisë... -
Dhuna në familje: Pse janë të rinjtë më të cenueshëm? -
Policia e St. Gallen lufton pedofilinë online – hapen 21 procedura penale -
Pse është kaq e vështirë të ndryshosh karrierë në Zvicër? -
Në Zvicër, një në pesë të moshuar heq dorë nga kujdesi mjekësor për arsye financiare










