Kosova
Kurz i i dhuron Lunacekut një letër falënderimi nga Enver Hoxhaj
Ministri aktual i Punëve të Jashtme, që është favorit për postin e kancelarit të Austrisë, Sebastian Kurz ka zgjedhur një dhuratë nga Kosova për oponenten e tij, Lunacek, e cila për vite me radhë si eurodeputete ka raportuar për Kosovën
Në debatin në kuadër të fushatës për zgjedhjet parlamentare në Austri, sonte janë ballafaquar Sebastian Kurz nga Partia Popullore e Austrisë, njüeherësh ministër i jashtëm i vendit dhe Ulrike Lunacek nga Partia e Gjelbër.
Në fillim të debatit, kandidatët kanë qenë të paraparë që të shkëmbejnë nga një dhuratë simbolike me njëri-tjetrin, shkruan Gazeta Express.
Ministri aktual i Punëve të Jashtme, që është favorit për postin e kancelarit të Austrisë, Sebastian Kurz ka zgjedhur një dhuratë nga Kosova për oponenten e tij, Lunacek, e cila për vite me radhë ka raportuar për Kosovën ndërkohë që mbante pozitën e eurodeputetes, si dhe ka qenë avokate e madhe në favor të liberalizimit të vizave për vendin tonë.
Kurz, i ka dhuruar Lunacekut një letër falënderimi, të shkruar dhe nënshkruar nga zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ku ky i fundit e falënderon eurodeputeten Lunacek për punën në forcimin e raporteve Kosovë-BE, dhe në perspektivën evropiane për Kosovën.
Gjatë dorëzimit të letrës, Kurz ka thënë se me Lunacek mund të kenë dallime politike por Kosova dhe angazhimi në Ballkanin Perëndimor janë një pikë e përbashkët. Kurz ka thënë se politikanët në Kosovë, dhe konkretisht zëvendëskryeministri Hoxhaj është shumë falënderues për këtë angazhim.
“Unë e kam sjellë një dhuratë të zëvendëskryeministrit të Republikës së Kosovës, i cili falënderohet për angazhimin shumëvjeçar të zonjës Lunacek për Kosovën”, ka thënë Kurz.
Në anën tjetër, Lunacek ka thënë se e njeh personalisht zv.kryeministrin Hoxhaj dhe ka përmendur se ky i fundit ka studiuar në Vjenë dhe njeh shumë mirë gjuhën gjermane.
Lunacek është shprehur shumë e lumtur për dhuratën, derisa ka pranuar se Kosova është ndër vendet më të dashura për të në rajon, si dhe ka shtuar se angazhohet gjatë gjithë kohës që të ecin përpara disa procese të rëndësishme.
Siç mësohet, letra është shkruar personalisht nga zëvendëskryeministri Hoxhaj në shenjë miqësie dhe falënderimi për Kurz dhe Lunacek, me të cilët ka pasur bashkëpunim për një kohë të gjatë.
Lunaçek nga ana e saj ia ka dhuruar minustrit Kurz një tortë në të cilën në mënyrë simbolike paraqiten dy çifte të gjinisë së njëjtë: dy meshkuj homoseksualë dhe dy femra lezbike. Me këtë dhuratë ajo thotë se dëshiron të nxisë kundërshtarin e saj politik dhe partinë e tij për të bërë të mundur martesën në mes të gjinisë së njëjtë, diçka që Austria deri tash nuk e ka njohur ligjërisht.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar













