Shkurt.ch
Kush ia vodhi bletët familjes Gashi në Hochdorf?
Dy nga kolonitë e bletëve së bashku me arkat (kosheret) përkatëse, ishin vjedhur. “Jemi shumë të pikëlluar dhe të dëshpëruar. Kush bën diçka të tillë? Dhe përse?”
Gani Gashi nga komuna Hochdorf në Kantonin e Luzernit është një blertar i pasionuar. Të dielën që shkoi, ai bëri një zbulim të shëmtuar: Dy nga kolonitë e tij të bletëve së bashku me arkat (kosheret) përkatëse, ishin vjedhur. “Jemi shumë të pikëlluar dhe të dëshpëruar. Kush bën diçka të tillë? Dhe përse?”, pyet e shoqja, Zemire Gashi, shkruan luzerner Zeitung.
Përveç vjedhjeve ka pasur edhe vrasje të bletëve. Në dimrin që shkoi, kanë vdekur 14 nga gjithsej 23 kolonitë e bletëve të familjes Gashi, transmeton albinfo.ch. “Një mëngjes pamë se të gjitha bletët në arkat e tyre ishin të vdekura. Ne dyshojmë se dikush do t`i ketë helmuar me sprej”.
Bletët (po të mos mbyteshin) mund të kishin prodhuar deri në 150 kilogramë mjaltë. Një koloni bletësh kushton në mes 250 dhe 300 franga, një arkë, 200 franga.
Zemire Gashi mendon se vjedhësi i ka grabitur bletët gjatë natës. “Arkat e bletëve peshojnë rëndë. Ai që do t`i transportojë, ka nevojë për veturë”, thotë ajo. Familja Gashi ka bërë një kallëzim në polici., përcjell albinfo.ch. Policia e Luzenit vërteton: “Hetimet janë duke u zhvilluar”.
Por kjo vjedhje nuk është rast i izoluar. Para dy javesh, një bletari nga Aargau i ishin vjedhur dhjetë koloni bletësh, përfshirë dhe mbretëreshën, shkruan Aargauer Zeitung. Bletët dhe kosheret e vjedhura vlenin rreth 5000 franga.
Bashkëkryetarit të Shoqatës së Bletarëve të Lucernit i janë të njohura vjedhjet e tilla, ndonëse ai di vetëm për raste të veçanta. Lidhur me motivin e mundshëm të vjedhjes ai thotë: “Duhet të jenë bletarë, ndryshe vjedhje të tilla nuk do të kishin kuptim”.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord Numri i foshnjave të lindura në kantonin Jura, në veriperëndim të Zvicrës, ka qenë në rënie... -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë -
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër?














