Kosova
Kush ishte Fadil Vokrri
Legjenda e futbollit i cili arriti që Kosovën ta vëjë në harën e sportit botëror ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme në moshën 57 vjecare.
Në biografinë e Fadil Vokrrit thuhet se ai u lind më 23 korrik të vitit 1960 në Podujevë. Me futboll nisi të merret si 15-vjeçar, kurse si 17-vjeçar debutoi në KF “Llapi” në Podujevë.
Por kush ishte Fadil Vokrri.
Gjatë viteve 1980-1990, Fadil Vokrri ishte sinonmi i futbollit, i gjeneratave të asaj kohe pas sukseseve dhe të arriturave që ai i kishte si futbollist.
E filloi karrierën e tij si futobollist me KF Llapi të Podujevës dhe më vonë kaloi tek KF Prishtina dhe luajti për një periudhë edhe me KF Partizani i Beogradit.
Në vitin 1987 klubi i futbollit Juventus ishte i interesuar për të dhe i propozoi nënshkrimin e një kontrate disa vjeçare. Po atë vit, Fadil Vokrri ishte vlerësuar si futbollisti më i mirë i vitit në Jugosllavi.
Gjatë asaj kohe, Miroslav Blazhevic, trajneri i Klubit Futbollistik Prishtina e vlerësonte Fadil Vokrrin si sulmuesin e qendrës më të mirë në Jugosllavi.
Por, në atë kohë Fadil Vokrri u thirr për të kryer shërbimin e detyruar ushtarak.
Gjatë periudhës së shërbimit ushtarak ai luajti për KF Partizanin e Beogradit. Në atë kohë Fadil Vokrrit iu propozua të luante dhe për Dinamon e Zagrebit.
Fadil Vokrri vendosi të luaj për KF Partizanin. “Partizani”, ka qenë ekipi i parë që ka shprehur interesim për mua. Arsyeja për të kaluar në rradhët e “Partizanit”, së pari ka vendosur afërsia kilometrazhe Prishtinë-Beograd, pastaj siç dihet atëbotë të ish-Jugosllavise, “Partizani”, ka pasur shume simpatizues në Kosovë, sepse ky ekip gjithnje kishte ndonjë shqiptar të aktivizuar në klub. Për nga shikueshmëria “Partizani” ka pasur Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë, tri qëndra kryesore për rekrutimin e lojtarëve. Edhe unë si fëmijë, si çdo moshatar i imi isha simpatizues i “Partizanit” të Beogradit, dmth si shumica e kosovarëve, andaj këto ishin arsyet që unë kalova në radhët e ekipit të “Partizanit”. Kushtet që më pati ofruar ky ekip ishin shumë të mira, e qe besa edhe “Prishtina”, me transferimin tim tek “Partizani”, nuk është ndarë keq për nga “leku”, kështu që të gjitha komponentet u përmbushën që unë të bëhem lojtar i ekipit të “Partizanit”. Kam kaluar mirë në këtë ekip, mirëpo nuk kanë munguar edhe provokimet e ndryshme. Si p.sh. atëbotë kur minatorët e Trepçës, hynë në zgafellë, TV Vesti nga Beogradi, në emisionin në gjuhën shqipe në orën 17:00, më kanë ftuar që unë të bëja thirrje, që minatorët të dalin nga zgafella (kjo është hera e parë që këtë po e bëj publike), më janë paraqitur dy-tri herë emra të ndryshëm të sferës së politikës, mirëpo unë u thashë se nuk merrem me politikë dhe se janë politikanët të cilët mund të bëjnë thirrje …”.
Fadil Vokrri ishte shqiptari i parë që arriti të luante në përfaqësuesen e Jugosllavisë duke u shpallur më pas lojëtari më i mirë në këtë Federatë Ballkanike.
Po në këtë periudhë (1984-1987) Vokrri isha anëtar i reprezentacionit shtetëror, për të cilin pati 12 paraqitje dhe 6 gola të shënuar. Nga këto ndeshje kujtoj ate të 14.10.1987, në stadiumin “Grbavica” të Sarajevës, ndërsa në vitin 1990 deri 1992 Vokrri shijoj kampionatin turk duke qenë anëtar i Fenerbahçe (53 ndeshje 19 gola).
Fadili pati thënë se në atë kohë klubet nga Turqia nuk ishte se i kalonin lehtë garat e UEFA-së, prandaj kjo ka qenë një festë e madhe në Stamboll.
Katër vitet e fundit të karrierës së tij aktive si futbollist, Fadil Vokrri përsëri i kaloj në Francë duke luajtur për Bourges (1992/93) dhe Montlucon (1993/95) ku edhe e ka përfunduar karrierën aktive si futbollist.
Fadil Vokrri i takon të ashtuquajturës “Gjenerata e Artë e Prishtinës” dhe nga po kjo gjeneratë si dhe nga shumë e shumë njohës dhe dashamirë të sportit në përgjithësi, e të futbollit në veçanti, Fadil Vokrri konsiderohet “legjendë e gjallë” e futbollit kosovar dhe futbollist që i kalon përmasat e një sulmuesi te zakonshëm.
Kthimi i tij në vendlindje dhe drejtimi i futbollit kosovar bëri që Kosova të anëtarësohet në UEFA dhe FIFA.
Vokrri në ditët e fundit të jetës shërbeu si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës ndërsa në karrierën e tij njihet si golashënues i madh duke shkëlqyer në ekipe të ndryshme ku u përfaësua.
Vokrri në vitin 2008 e mori timonin e Federatës së Futbollit të Kosovës si njeriu më i duhur për ta drejtuar FFK-në drejt anëtarësimit në UEFA e FIFA.
Më 15 janar, 2016, Vokrrit iu besua mandati i tretë katërvjeçar si kryetar i FFK-së. Ai ishte i diplomuar në Fakultetin e Menaxhmentit dhe Biznesit, kurse përveç gjuhës amtare zotëron edhe gjuhët frënge, turke dhe serbo-kroate.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Zvicra pritet të sjellë robotë autonomë për pastrimin e rrugëve Një rrjet i gjerë mikro-robotësh me inteligjencë artificiale mund të vendoset së shpejti në qytetet zvicerane,... -
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore













