Kosova
Kush janë të ftuarit nga Gjykata Speciale
Gjykata Speciale ka ftuar për intervistim edhe ish-ushtarin e UÇK-së nga Zona Operative e Pashtrikut, Safet Syla.
Ai ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim me Specialen, por jo edhe Remzi Shala, ish komandant i UÇK-së në Zonën e Pashtrikut, i njohur me pseudonimin “Molla e Kuqe”.
Ai ka thënë se nuk do të përgjigjet po do të refuzojë pasiqë nuk e njeh Gjykatën Speciale, përcjell albinfo.ch.
Deri tash ftesa nga Gjykata Speciale kanë pranuar edhe ish-komandantët e tjerë Rrustem Mustafa (Zona Operative e Llapit), Sokol Dobruna (Gjykata ushtarake e UÇK-së), Sami Lushtaku (Zona Operative e Drenicës) e Nazif Mehmeti (një nga komandantët në Zonën Operative të Llapit), shkruajnë mediat kosovare.
Ndërsa kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj deklaroi se Qeveria do t’i qëndrojë afër luftëtarëve të lirisë dhe në çdo kohë do t’ju ofrojë ndihmën e nevojshme për mbrojtje juridike.
“Lufta jonë çlirimtare ishte e drejtë dhe e shenjtë dhe kjo është dëshmuar tashmë. Nga ne, janë kërkuar gjithnjë e më shumë sakrifica e përballje me drejtësinë, ndonëse ne ishim viktima të agresionit. Përgjigjja e qytetarëve të Kosovës dhe ish pjesëtarëve të UÇK-së, filtrave të drejtësisë ndërkombëtare ka qenë e menjëhershme dhe pa hezitim”, ka thënë ai.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit Këtë vit, të huajve u lejohet të vizitojnë përsëri Badi Pruntrut - por ata paguajnë dyfishin... -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë”













