Jeta në Zvicër
Kush paguhet më shumë në Zvicër?
Kush janë më të paguarit në Zvicër dhe sa përfitojnë ata
Industria farmaceutike ka kapërcyer sektorin bankar për të marrë vendin më të lartë në tabelën e të ardhurave zvicerane.
Kështu raportohet sipas një raporti të pagave në Zvicër, shkruan “The Local”, përcjell albinfo.ch.
Drejtuesit më të lartë në industrinë farmaceutike tani kanë një pagë bruto mesatare prej 645,420 franga zvicerane (565,660 euro), kundrejt 526,000 franga për sektorin e shërbimeve bankare dhe financiare, që ndodhet në vendin e dytë.
Në vendin e dytë është industria e sigurimeve, ku paga bruto mesatare për drejtuesit e lartë është 643,104 franga, transmeton albinfo.ch.
Kjo nuk vlen vetëm për nivelet e larta. Menaxherët e nivelit të mesëm në industrinë farmaceutike tani kanë një pagë mesatare bruto prej 280,000 franga kundrejt 220,000 franga për homologët e tyre në bankë, të cilët ndodhen në vendin e tretë, pas industrisë së sigurimeve.
Shifrat pasqyrojnë fatin e ndryshëm të dy industrive gjatë dekadës që nga kriza globale financiare.
Por drejtuesit më të lartë të bankave nuk mund t’i thërrasim të varfër. Krahasuar me shumicën e industrive, ata vazhdojnë të bëjnë shumë mirë.
Për krahasim, drejtuesit më të lartë në industrinë e shitjes me pakicë kanë një pagë mesatare bruto prej 149,016 franga zvicerane.
Për sektorin e shëndetësisë, shifra është 229,244 franga dhe për sektorin e transportit, shifra është 204,416 franga.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave













