Shkurt.ch
Kush po i urrren emigrantët?
Përgjithësisht gjermanët kanë qasje më pozitive ndaj emigracionit sesa shumica e vendeve të tjera të BE-së.
Imigracioni në Gjermani është rritur sërish në gjysmën e parë të 2014-ës. Statistikat flasin për 667 mijë persona, sipas Zyrës statistikore gjermane.
Numri i emigrantëve të rritur me 112, ose 20 për qind, në krahasim me gjysmën e parë të 2013-ës. Për herë të katërt emigracioni ka shënuar rritje dyshifrore.
Në numrin e emigrantëve janë përfshirë të gjithë personat që arritën në Gjermani, duke përfshirë pretenduesit për status të refugjatit.
Në të njëjtën kohë gjatë gjashtë muajve të parë të vitit të kaluar 427 mijë njerëz braktisen Gjermaninë për shkak të emigracionit.
Shumica e emigrantëve të ardhur në Gjermani janë nga vendet e tjera evropiane, Numri më i madh është i rumunëve (98.000), polakët (96.000) dhe nga Bullgaria (38.000).
Ndër vendet joevropiane shumica e emigrantëve të ardhur janë nga Siria me 22.000, një rritje prej 242 për qind.
Dy të tretat e gjermanëve ndërkohë janë kundër emigrantëve nga vendet jashtë BE-së, sipas një hulumtimi të ri “Eurobarometrit”.
61% e gjermanëve janë kundër këtyre emigrantëve, ndërsa mesatarja në BE është 57%.
Edhe më negativ në raport me emigrantët janë në Itali (75 për qind), Lituani (79 %) Sllovaki (74 %).
Në përgjithësi gjermanët kanë qasje më pozitive ndaj emigracionit sesa shumica e vendeve të tjera të BE-së.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë Punëtori ka rënë nga lartësia më shumë se 20 metra, në fund të kafazit të ashensorit.... -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune












