Shkurt.ch
Kush po përfiton, e kush po humb nga forcimi i monedhës zvicerane?
Përfaqësuesit e biznesit kanë filluar të ankohen, ekonomistët janë shokuar në tregjet financiare dhe kanë reaguar në panik. Vendimi i Bankës Nacionale të Zvicrës (SNB) për të mos mbrojtur më normën minimale të frangut kundrejt euros ka befasuar të gjithë në Zvicër dhe jashtë vendit.
Organizatat e punëtorëve nxisin frikë për humbjen e vendeve të punës, ndërsa kompanitë eksportuese janë të shqetësuara në lidhje me transaksionet e tyre. Ekspertë të turizmit frikësohen për një humbje të mëtejshme të turistëve të huaj.
Por, ka edhe industri dhe njerëz që përfitojnë nga vendimi befasues i Bankës Nacionale të Zvicrës SNB.
Shopingu jashtë vendit. Me vendimin e SNB-së për t’i dhënë fund pas tre vjetëve këmbimit të frangut me euron me një kurs mininal i ka dhënë një tjetër nxitje “gjuetarëve” zviceranë për të bërë shoping përtej kufirit. Dobësimi i euros kundrejt frangut zviceran ka bërë që shumë produkte të lira në Gjermani, Austri dhe Francë të bëhen edhe 20 për qind më lirë.
Këtë fundjavë pritet një rritje masive e klientëve zviceranë në shitoret rreth kufirit me Zvicrën.
Nga heqja e kufizimit të kursit të këmbimit ndërmjet frangut dhe euros mund përfitojnë zviceranët, të cilët udhëtojnë për pushime në eurozonë.
Po ashtu kanë përfituar punonjësit të cilët kanë një punë në Zvicër, por që jetojnë në vendet e eurozonës, shkruan 20min. Për ata, norma e shkëmbimit në rritje është e barabartë, sepse ata marrin pagën e tyre në franga, por shpenzojnë paratë në vendin e tyre në euro.
Për kompanitë që mallrat i sjellin nga zona e euros në Zvicër, heqja e normës minimale të këmbimit u jep avantazhin se ata mund të blejnë mallra me një çmim më të lirë.
Në mesin e përfituesve janë edhe furnizuesit e jashtëm të makinerisë, elektronikës, pajisje industriale dhe industrinë e furnizimit. Nëse një kompani zvicerane në të vërtetë do të vuajë nga heqja e normave minimale, tani në të vërtetë do të përfitojnë, por gjithashtu varet nëse çmimi fiks ishte pjesë e marrëveshjes apo jo.
E-Diaspora
-
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” “Më 28 dhjetor, ejani në Kosovë. Ejani me avionë. Ejani me autobusë. Ejani me vetura. E... -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje
Jeta në Zvicër
-
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar Policia kantonale e Bernës ishte në kërkim të dielën për një person të shpallur si i... -
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën













