Lajme
Kush qëndron prapa krimit makabër të hedhjes në konteiner të gruas së vrarë
“Ajo ishte në një qese të zezë plehrash, qesja dukej më e rëndë se zakonisht. Të habitur, ata hodhën një vështrim nga afër dhe zbuluan kufomën e kësaj zonje”
Të dielën që shkoi, rreth orë 13:00, disa njerëz po qëndronin përpara një konteineri që shërbenpër grumbullimin e tekstileve dhe këpucëve në rrugën des Plaines-du-Loup në Lozanë. Ata po vendosnin buqetat e para me lule për humbjen e një njeriu të dashur.
Të mbledhur aty ishin babai, nëna, motra e të ndjerës dhe të afërm të tjerë. Ata nuk duan të flasin. “Ajo jetoi në Lozanë”, shrkuan albinfo.ch. Vajza e tyre 36-vjeçare, motra, shoqja e tyre u gjet pa jetë, brenda këtij konteineri të gjelbër, mëngjesin e së shtunës rreth orës 08:00.
Kur dy punonjësit e ndërmarrjes së grumbullimit kanë shkarkuar konteinerin, menjëherë kanë e kanë parë viktimën fatkeqe. “Ajo ishte në një qese të zezë plehrash, qesja dukej më e rëndë se zakonisht. Të habitur, ata hodhën një vështrim nga afër dhe zbuluan kufomën e kësaj zonje”, thotë një nga personat e pranishëm në momentin e zbulimit makabër.
Ekzaminuesit mjekësorë e konstatuan se vdekja e saj ka ndodhur mes orës 22:30 të mbrëmjes së të premtes dhe mëngjesit të së shtunës herët, raporton sërish ky dëshmitar.
Policia komunikoi në fund të ditës së përmendur për këtë tragjedi dhe bëri me dije se “sipas hetimeve të para, ndërhyrja e një personi të tretë do të dukej e përjashtuar në këtë fazë”.
Të kontaktuar këtë të diel nga albinfo.ch, policët nuk dhanë më shumë in formacione, duke dashur të jenë te kujdesshëm që ta ruajnë respektin ndaj familjes se viktimës dhe për të mos dëmtuar procesin e hetimeve, thotë zëdhënësi i Policis se Lozanës Michel Gandillon.
Zamira Bytyqi
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal thotë po për Lojërat Olimpike Dimërore 2038 Këshilli Federal synon të mbështesë Lojërat Olimpike Dimërore 2038 në Zvicër me një fond prej deri... -
Sistemi i mbrojtjes ajrore Patriot “praktikisht i padobishëm” -
Zvicër: Rriten rastet e abuzimit në migracionin e punës -
Bllokimet e trafikut në Zvicër në rritje -
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme












