Lajme
Kushtet e reja për punëtorët jashtë BE-së për të punuar në Gjermani
Këtë javë qeveria gjermane prezantoi një plan për t’u hapur më gjerë derën punëtorëve nga vendet jashtë Bashkimit Evropian, i cili duhet të zgjidhë problemin e mungesës së punëtorëve të kualifikuar në atë vend.
Sipas draftit, të huajt nuk do të kufizohen më të punojnë vetëm në profesion, ndaj një mekanik do të mund të punojë si magazinier ose një polic si kamarier. Plani përfshin gjithashtu një sistem inovativ vlerësimi për punëtorët nga vendet e treta, duke përfshirë vendet e Ballkanit Perëndimor.
Qeveria gjermane miratoi të mërkurën një plan kuadër për të shpejtuar dhe thjeshtuar imigrimin e punëtorëve të kualifikuar.
Kjo duhet të mbështetet më tej nga masa të tilla, si shpallja e vendeve të punës jashtë vendit dhe mundësia e re e emigrimit të kandidatëve që nuk kanë kontratë pune, por plotësojnë disa kritere.
Për momentin nuk ka detaje për përfitimet e punësimit, por, siç shkruajnë mediat gjermane, qëllimi i qeverisë në Berlin është të deburokratizojë procedurën dhe të përshpejtojë plotësimin e vendeve vakante.
Kur shqyrtohet një aplikim për vizë pune, përvoja do të fitojë peshë dhe përkthimi i kualifikimeve do të humbasë rëndësinë për hyrjen në Gjermani. Kjo do të thotë se nuk do të merren parasysh rreptësisht kualifikimet profesionale, por njohuritë e kandidatit që aplikon për vendin e punës. Plani përfshin gjithashtu një sistem inovativ vlerësimi për punëtorët nga vendet e treta, duke përfshirë vendet e Ballkanit Perëndimor./euronews
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj












