CH-Ballkani
Kuvendi i Kosovës, mungesë numrash
Kuvendi i Kosovës po vazhdon të ketë problem me numrat. 45 minuta u janë dashur deputetëve të Kuvendit për të nisur seancën e rregullt.
Por, edhe ajo nuk zgjati shumë. Seanca nisi me futjen në rend dite të disa projektligjeve, në mesin e të cilëve edhe Projektligji në lexim të dytë për shërbimet postare, ku deputeti Dardan Sejdiu e paraqiti atë si projektligj që i ndihmon Postës së Kosovës për daljen nga situata që aktualisht është. Nuk u përkrah nga deputetët, siç nuk është përkrahur edhe projektligji për dhënien në shfrytëzim të pronës së komunës. E as nuk kaloi në lexim të dytë Projektligji për noterinë, pasi deputetët, edhe pse të pranishëm në sallë, rreth 80 sosh, nuk po merrnin pjesë në votim.
Bojkot të qëllimshëm e ka cilësuar kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, këtë gjë. Ai dha pauzë prej 15 minutash, duke thirrur mbledhjen e Kryesisë. Pas pauzës u tha se janë marrë vesh që të gjithë deputetët të marrin pjesë në votim. Por, në seancë, kur u hodh në votim neni 1 i projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për IPA 2017, dy herë nuk kaloi, pasi LDK-ja nuk votoi. Shefi i GP të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se ky Kuvend nuk është funksional. Ai tha se ata do të vazhdojnë ta thellojnë krizën në Kuvend, derisa vendi të shkojë në zgjedhje. Ndërsa, shefi i GP të PDK-së, Memli Krasniqi, ka propozuar që Kuvendi të shkojë në pushim veror deri në shtator. Më pas, sërish është ndërprerë seanca dhe sërish është thirrur mbledhja e Kryesisë, ku u vendos që seanca të vazhdojë pasdite.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100













