Kosova
Kuvendi i Shqipërisë voton nesër heqjen e imunitetit, çfarë paralajmëron Berisha?
Ndërsa nesër në Kuvend, në pikën e parë të rendit të ditës është votimi për heqjen e imunitetit të Sali Berishës, ish-kryeministri Berisha ka deklaruar se kjo protestë nuk do të ndalet deri në rrëzimin e qeverisë, përcjell albinfo.ch.
Ai shtoi më tej se ditën e nesërme ai do të jetë “kudo, edhe në sallë, edhe jashtë saj”.
Përmes një deklarate për shtyp, Berisha e konsideroi protestën e së hënës para Kryesisë së Kuvendit një protestë të shkëlqyer dhe theksoi se ditën e enjte do të jetë kudo, brenda e jashtë sallës së Kuvendit.
“Protesta e kryesisë së Kuvendit ishte një protestë e shkëlqyer. Ta them unë, se pakkush mund të ketë një arkivë më të pasur se kam unë. Për rrethanat që u thirr, ajo ishte një protestë e shkëlqyer.
Kjo tjetra, ka një gjë, se duhet të kuptohemi. Kompleksiteti rrethanave, vetëm një pjesë e atyre që duan të protestojnë, i lejon të vijnë në protestë dhe ne e kemi shumë të qartë këtë punë.
Për ne e rëndësishme është që nisëm tani protestat për të mos i ndaluar më gjerë ditën e fitores mbi narkoregjimin e Edi Ramës. Kjo ka rëndësi. Ku do jem unë atë ditë? Kudo do jem unë. Pantotenik. Në sallë, jashtë salle, te qytetarët dhe kudo. Në betejë, betejë pa kthim…”, tha Berisha.
Sipas ish-kryeministrit Berisha, Shqipëria është pranë kthimit në vendin e parë ku arrestohet lideri i opozitës.
“Ju e patë, për herë të parë në histori, kërkesa për heqjen e imunitetit u shoqërua me zero prova, fakte dhe dokumente. Ju garantoj se kjo as në vendet diktatoriale nuk ndodh. Paraqesin diçka. Po pse nuk paraqitën dot asgjë? Sepse nuk kanë asgjë. Sepse kanë vetëm trillime, shpifje dhe manipulime. Nga hetimi 3-vjeçar i një procesi 15-vjeçar, vepra e vetme penale është kryer nga Edi Rama, ndër korrupsion ose faktorë të tjerë. Asnjë tjetër. Nëse quhet vepër penale ndryshimi i destinacionit. E ka ndryshuar destinacionin fillimisht të një pjese, më pas të të gjithë pjesës. Nga terren sportiv në terren urban me zhvillim të lartë, jo të mesëm, të lartë. Kështu që në këtë kontekst, ai është procesi më ligjor, ndaj dhe nuk nxorën dot asnjë fakt. Dhe kur avokati im pyeti ish-oficerin e sigurimit, na jep një dokument në lidhje me ndryshimin e destinacionit, ai nuk nxori dot asnjë, sepse kudo që të fuste dorën, i dilte Edi Rama.
Nuk kanë asnjë fakt, asnjë provë, asnjë dokument. Pra, është strikt politik. A do drejtoj unë? Nesër Shqipëria, ose me këtë, renditet me vendet që arrestojnë liderin e opozitës. Nuk kanë hequr dorë ata nga drejtimi i opozitës, përkundrazi po e drejtojnë dhe fuqishëm. Të gjithë ata aty ku janë. Dhe unë do e drejtoj me vendosmëri drejt fitores këtë opozitë. Unë kam besim të plotë se ky narkoregjim, kjo diktaturë e bazuar në vjedhjen, krimin, drogën dhe interesat mafioze, nuk do mund të prevalojë kurrë”, përfundoi Berisha
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Ish-banorët e Mbretërisë së Bashkuar tani mund të dhurojnë gjak në Zvicër Njerëzit që kanë jetuar në Mbretërinë e Bashkuar gjatë viteve tetëdhjetë tani mund të dhurojnë gjak... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër? -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih













