Lajme
Kuvendi miraton ligjin, Kuçi jep dorëheqjen, Thaçi riprocedon ligjin
Pas vendimit të deputetëve të Parlamentit të Kosovës për miratimin e Kodit Penal pa i hequr dy nenet famoze që cenojnë lirinë e medieve, zëvendëskryeministri dhe ministri i drejtësisë Hajredin Kuçi, ashtu siç kishte premtuar, ka ofruar dorëheqjen.
Në një konferencë shtypi, Kuçi ka thënë veç tjerash: “I kam ofruar dorëheqjen kryeministrit nga pozita e anëtarit të Qeverisë së Kosovës. Këtë e bëj pasi besoj se fjala e dhënë, morali i përcaktuar nga vetë unë dhe pa u shtyrë nga askush tjetër, duhet të mbahet dhe mendoj që në këtë vend duhet të punohet për lirinë e shprehjes së medieve”.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shqyrtuar dorëheqjen e Kuçit dhe ka hapur riprocedimin e Kodit Penal për në Kuvend pa nenet 37, 38 madje edhe atë 39.
Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Qeverisë, Thaçi ka deklaruar se ndjehet i turpëruar nga vendimi i Kuvendit për votimin e Kodit Penal.
“Befasisht, sot Kuvendi i Kosovës mori vendim sa i përket Kodit Penal, për çka ndjehem edhe i turpëruar, vendim i cili u votua edhe nga deputetët e PDK-së. Por, si kryeministër, asnjëherë nuk do të pajtohem me ligje që mbyllin fjalën e lirë”, ka deklaruar kryeministri Thaçi.
Kryeministri ka paralajmëruar se Kodi Penal do të ri-procedohet sërish në Kuvend pa nenet 37.38 dhe 39.
“Do të procedoj ligjin pa nenet 37, 38 dhe 39. Dhe, ajo çfarë është votuar sot në Kuvendin e Kosovë është turp. Veprimi i zotit Kuçi është leksion për gjithë spektrin politik”, ka thënë kryeministri Thaçi.
Miratimin e ligjit të lartpërmendur e kanë kritikuar edhe presidentja Jahjaga dhe përfaqësuesi i BE-së, Zhbogar. Asociacoonet e gazetarëve po ashtu kanë reaguar kundër miratimit të këtij ligji që, sipas tyre diskriminon gazetarët.
E-Diaspora
-
smzh ag hap filialin e 13-të në Sursee Kompania e njuhur smzh ag ka shënuar një tjetër moment të rëndësishëm në zhvillimin e saj... -
Inxhinierët shqiptarë në Zvicër organizojnë cikël webinaresh për shkëmbimin e njohurive profesionale -
Urimi i LAPSH “Naim Frashëri” për 7 Marsin – Ditën e Mësuesit -
Gjenevë: U debatua për integrimin e gruas shqiptare në Zvicër dhe u prezantua nisma “Zëri i Gruas LIRA” -
Hoxha për 7 Marsin: Mësuesit ndërtojnë urën mes diasporës dhe Shqipërisë
Jeta në Zvicër
-
Paga minimale në Gjenevë ulet për punët verore Me uljen e votuar të dielën dhe të kritikuar nga e majta dhe sindikatat, paga minimale... -
Ekzekutivi i Cyrihut, “rrëshqet” tutje në të majtë -
Zgjedhjet në Cyrih: Avdilit nuk i mjaftojnë votat për kryetar të Cyrihut -
Ministri zviceran i mbrojtjes kritikon vendet që zhvillojnë luftëra -
Katër arsye për numrin e ulët të “rasteve të ftohta” të zgjidhura në Zvicër













