Lajme
Ky është lëngu perfekt për energji dhe rritje imuniteti
Tashmë dihet se lëngjet e frutave dhe perimeve, siç është ai me portokall, panxhar dhe karota, janë të famshme për vlerat ushqyese që përmbajnë. Këto lëngje zakonisht përfitohen nga shtrydhja ose copëzimi i tyre. Lëngu ka një shije të freskët dhe ka përmbajtje të lartë fibre.
Koha e përgatitjes
10 minuta
Për katër persona
Përbërësit
1 panxhar i qëruar
500 gramë karota të qëruara
700 gramë portokalle të qëruara
Përgatitja
Prini panxharin, karrotat dhe portokallet në copa të mëdha. Kur të pastroni dhe të prisni panxharin, ju këshillojmë të përdorni dorashka kuzhine, që të evitoni njollat që lë lëngu i tij. Të gjitha copëzat hidhini në shtrydhëse dhe për 2-3 minuta do të keni gati një lëng shumë të shëndetshëm dhe të shijshëm.
Vlerat e këtij lëngu
Përveç rritjes së imunitetit, lëngu i panxharit, karrotës dhe portokallit ndihmon dhe në pastrimin e mëlçisë nga toksinat. Panxhari është i njohur për aftësitë e tij për uljen e tensionit të lartë si dhe për parandalimin e ngërçit muskulor. Ai është një burim për kalium, magnez, hekur, vitamina të ndryshme A, B6, C, antioksidantë dhe fibra. Portokallet, nga ana tjetër, janë të pasura me antioksidant dhe vitaminë C. Sigurisht përmes konsumimit të tyre përfitojmë dhe kalcium, bakër, dhe vitaminën B.
Të fundit, por jo nga rëndësia, karotat ulin rrezikun e sëmundjeve kardio-vaskulare. Ato kanë nivele të lartë të vitaminës A dhe K që ndihmojnë qarkullimin e gjakut. Karrotat quhen dhe super perimet për shëndetin e syve. Ky lëng jo vetëm është plot surpriza në shije, por vjen dhe si një paketë për sistemin imunitar. Mund të konsumohet nga të rriturit dhe fëmijët gjatë vaktit të mëngjesit. Një tjetër lëng shumë i shëndetshëm është ai me panxhar, mollë dhe karota. Gjeni më poshtë recetën e sugjeruar
Panxhar, Mollë Karrotë
1 panxhar i madh i qëruar
2 karota të mëdha
1 mollë jeshile
Priteni panxharin dhe më pas hidheni në shtrydhësen e frutave së bashku me të gjithë përbërësit e tjerë. Hidheni lëngun në gotë dhe shijojeni plotësisht duke përfituar një dozë ideale ushqyesish për shëndetin tuaj. Ky lëng ofron shumë energji, lufton lodhjen dhe e ndihmon organizmin të furnizohet denjësisht me oksigjen. Molla është një tjetër frut që përshtatet mirë me panxharin. Ajo përmban antioksidantë dhe lufton inflamacionin./AgroWeb
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Alban Elezi Cannaferina siguron podiumin e parë në Kupën e Botës Podiumi i parë i Botërorit për 22-vjeçarin Alban Elezi Cannaferina... -
Rumani
Po udhëtonte drejt Francës, i riu shqiptar humb jetën në një aksident -
Itali
Brilant Milazimi përfaqëson Kosovën në Bienalen e Venecias 2026 -
Toronto
Shqiptarja nga diaspora drejt Olimpiadës Dimërore 2026 me flamurin kuqezi -
Greqi
Denik Prizreni përfaqëson Kosovën në Festivalin Ndërkulturor 2026 në Athinë
Jeta në Zvicër
-
Cyrih: Debati mbi menutë vegane për nxënësit e shkollave Parlamenti i qytetit të Cyrihut po shqyrton mundësinë e ofrimit të ushqimeve vegane për nxënësit e... -
Katër shtetas zviceranë mbështetës të ISIS-it në kampe në Siri -
Këshilli Federal dëshiron mbrojtje më të mirë për komunitetin LGBTQIA+ -
Gjeneva paralajmëron për rritjen e pasigurisë -
Vonesa në pagesën e përfitimeve të papunësisë në Zvicër











