Kosova
Ky është numri i rasteve aktive me Covid-19 në Kosovë
Në Kosovë aktualisht janë edhe 1296 raste aktive me koronavirus.
Është bërë e ditur tashmë në Kosovë se vetëm dje janë regjistruar edhe 114 raste të reja me koronavirus. Kështu, deri më tani në Kosovë për koronavirus janë testuar 24,575 persona dhe 3178 prej tyre kanë rezultuar pozitivë.
Po ashtu, dje janë shëruar edhe 117 pacientë dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve ka shkuar në 1824.
Në Kosovë, nga numri total i rasteve të infeksionit, kanë ndodhur edhe 58 vdekje, të cilat përveç infektimit, kishin edhe sëmundje të tjera shoqëruese.
Rrjedhimisht, në Kosovë janë edhe 1296 raste aktive me koronavirus.
Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë të shtrirë 141 pacientë me Covid-19.
Po ashtu në Klinikë Infektive janë të shtrirë 112 raste me Covid-19 pozitivë, në pulmologji 20 pacientë Covid-19 pozitivë me oksigjeno-terapi, kurse në mjekësinë sportive, njësia intensive janë të shtrirë 9 pacientë me Covid-19 pozitivë, një nga ta, 1 i intubuar, kurse 5 të tjerë me CPAP dhe 3 të tjerë me maskë oksigjeni.
Nga 111 pacientët e Klinikës Infektive, 58 raste janë duke u trajtuar në reparte me oksigjeno-terapi dhe përkujdesje intensive.
Në repartin e Mjekimit Intensiv të infektives janë duke u trajtuar 6 raste, 2 raste janë në gjendje të rëndë, duke u trajtuar me oksigjeno-terapi dhe përkujdesje intensive, 4 raste janë në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar me respirator.
Me datën 02.07.2020, nga Klinika Infektive janë lëshuar 5 pacientë, 3 pacientë Covid 19- pozitivë, por me gjendja stabile klinike dhe laboratorike dhe 2 të shëruar. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Remitencat drejt Kosovës arrijnë 1.4 miliardë euro në vitin 2025, Gjermania dhe Zvicra kryesojnë Remitencat e dërguara nga diaspora vazhdojnë të mbeten një ndër burimet kryesore të të hyrave për... -
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron Fitër Bajramin -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut
Jeta në Zvicër
-
Linja e re e trenit të natës Cyrih–Bruksel nis në shtator Nga 9 shtatori, Cyrihu do të lidhet me një linjë të re treni nate drejt Brukselit,... -
Rreziku nga erërat e forta në teleferikë: Çfarë tregoi aksidenti në Engelberg -
Gjeneva ndalon veshjet mbuluese si burka në pishinat publike -
Një në katër të rinj në Zvicër rritet me të afërm që vuajnë nga çrregullimet mendore -
Udhëtarët e huaj në tranzit do të duhet të paguajnë në të ardhmen













