Kosova
Ky është propozimi për pagat në Kosovë
Në propozim, për të cilin do të diskutohet sot në Komision, koeficienti për kryeministrin, kryeparlamentarin dhe kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, nga 11 ka rënë në nëntë
Presioni i madh publik duket se ka ndikuar që një grup punues brenda Komisionit për Administratë Publike të propozojë uljen e koeficientëve për krerët e shtetit në ligjit për pagat.
Nga 12 sa ishte koeficienti më i lartë, ai për presidentin, ky koeficient ka rënë në 10 apo në euro i bie 2390 euro. Në propozim, për të cilin do të diskutohet sot në Komision, koeficienti për kryeministrin, kryeparlamentarin dhe kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, nga 11 ka rënë në nëntë, shkruan ‘Koha.net’.
Koeficientin 8.5 do ta kenë nënkryetari i Kuvendit dhe zëvendëskryeministri, ndërsa 8.0 do të jetë koeficienti për ministrin, kryetarin e kryeqytetit, deputetët, kryetarin e Gjykatës Supreme, kryetarin e Këshillit Gjyqësor, kryesuesin e Këshillit Prokurorial, kryeprokurorin e Shtetit, drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, kryetarin e Akademisë së Shkencave, Gjyqtarët në Kushtetuese e Supreme, kryetarin e Dhomës së Posaçme, zëvendëskryeprokurorin e Shtetit, Avokatin e Popullit, Auditori i Përgjithshëm i Kosovës, Zëvendëskryetari i Kushtetueses dhe kryetarët e komunave, përcjell albinfo.ch.
Sa i përket arsimit, profesorët e rregullt, emeritus dhe këshilltarët shkencorë do të kenë koeficientin 6.2 apo përkthyer në euro 1481 euro. Profesori i asocuar 5.6, ndërsa ai asistent dhe bashkëpunëtori shkencor 5. Ligjëruesi në Universitet do të ketë koeficientin 4.5 e Lektori 3.7. Asistenti në Universitet ka koeficientin 3.65, ndërsa nivelet tjera të arsimit sillen nga 2.7 te drejtori i shkollës së mesme e deri në 1.9 te edukatorët.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dhe Drejtori i Përgjithshëm i SHSKUK-së do të kenë koeficientin 6.75. Drejtori në QKUK do të ketë koeficientin 6.4, ndërsa drejtuesit të ndarë në tri kategori do të kenë koeficientët nga 5.3 në 5.1. Mjeku specialist dhe ai specialist i mjekësisë familjare do të kenë koeficientin 5. Koeficienti i mjekut në specializim do të jetë 3.65, ndërsa ai i mjekut të përgjithshëm, psikologut klinik dhe farmacistit do të jetë 3.5. Prej fizioterapeutit e deri te infermierët, mamitë, teknikët mjekësore e ata farmacistë koeficienti do të lëvizë nga 3.2 në 2.2.
Pas drejtorit të Përgjithshëm, në Polici pagën më të lartë do ta ketë zëvendësi i tij me koeficient 6.5. Ndihmësdrejtori do të ketë koeficientin 6. Paga më e ulët në polici do të jetë te kadetët, me koeficient vetëm 1, apo 239 euro. Polici i ri do të ketë koeficient 1.9, ndërsa koeficientët do të jenë 2 e më lartë për policin, policin e lartë, rreshterin, togerin, kapitenin, majorin, nënkolonelin e kolonelin. Ky i fundit do të ketë koeficient 5.0.
Nëpunësit administrativë dhe mbështetësit ku përfshihen recepsionistët, vozitësit, korrierët, kuzhinierët, stafi mbështetës, sigurimi dhe pozita të ngjashme do të jenë sektori me pagat më të ulëta. Koeficienti më i ulët te ta do të jetë 1.35, ndërsa më i larti 1.8.
Këto janë vetëm propozime që do të diskutohen sot. Kujtojmë se sindikalistët në arsim kanë refuzuar këtë version duke vazhduar të kërkojnë rritje të koeficientëve prej 30 për qind.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 1 milion persona u kapën pa biletë në transportin publik në vitin 2025 Numri i udhëtarëve që përdorin transportin publik pa biletë të vlefshme në Zvicër ka arritur një... -
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud












