Lajme
Ky ilaç përdoret për herë të parë në Zvicër, me sukses “senzacional”
Tek dy pacientë të trajtuar me sukses, testi për koronavirus ishte negativ pas vetëm tri ditësh. Koronavirusët zakonisht vazhdojnë të qëndrojnë në trup deri në tre muaj pas shërimit
Specialistja e mjekësisë familjare, Andrea Ludwig e ka dhënë ilaçin “Opaganib” kundër Covid-19 për herë të parë në Zvicër, në Lucern. Sipas gazetës “Luzerner Zeitung”, ajo ka trajtuar disa pacientë, duke përdorur këtë ilaç si shtesë të terapisë konvencionale, trasnmeton albinfo.ch.
“Rezultati me opaganib si një terapi plotësuese, është spektakolar” ka thënë Ludwig për gazetën.
Tek dy pacientë të trajtuar me sukses, testi për koronavirus ishte negativ pas vetëm tri ditësh. Koronavirusët zakonisht vazhdojnë të qëndrojnë në trup deri në tre muaj pas shërimit.
Ilaç i pamiratuar në Zvicër
Opaganib është në fakt një ilaç i kancerit që ka efekte antivirale dhe anti-inflamatore. Merret oralisht si pilulë. Ilaçi është krijuar për të parandaluar replikimin e virusit, transmeton albinfo.ch. Ai nuk është i miratuar zyrtarisht në Zvicër.
Megjithatë, barnat e tilla, të pa aprovuara mund të përdoren në raste veçanërisht serioze të sëmundjes në të cilat barnat e aprovuara nuk funksionojnë në mënyrë të kënaqshme.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?













