Lajme
Ky kanton zviceran miraton pagën minimale
Ticino ka dhënë dritën e gjelbër për pagën minimale në këtë kanton
Ligji i ri i pagës minimale hyri në fuqi pas katër vitesh prej kur votuesit italisht-folës të Kantonit Ticino kishin votuar pro kësaj page mininale përmes referendumit.
Legjislacioni, i cili do të hyjë në fuqi nga korriku i vitit 2020, kërkon që qeveria kantonale të vendosë një pagë minimale që është proporcionale me pagën mesatare për një punë specifike në një industri të caktuar, nëse kjo nuk përcaktohet tashmë me një marrëveshje kolektive të punës, shkruan Thelocal.ch.
Në vitin 2017, ministri i ekonomisë së Ticinos, Christian Vitta, vendosi pagën minimale mujore, në mes të 3,372 dhe 3.462 franga, varësisht nga sektori. Kjo korrespondon me një pagesë afro 20 franga për një orë punë, përcjell Albinfo.ch.
Sidoqoftë, partitë majtiste dhe shoqatat konsiderojnë që paga minimale e propozuar nga qeveria është e pamjaftueshme, duke argumentuar së shumë njerëz nuk mund të jetojnë pa ndihmën sociale.
Ka shumë shqetësime lidhur me pagën minimale, të Gjelbërit kërkojnë së paku 21.50 franga për një orë punë, ndërsa Social Demokratët kërkojnë një minumun pagesë, prej 20 deri në 21.50 franga për orë.
Ticino në përgjithësi konsiderohet një rajon me të ardhura të ulëta. Gati një e katërta e vendeve të punës në kanton paguhen dobët, ndërsa mesatarja zvicerane është 10 përqind.
Përveç Ticinos, vetëm dy kantone kanë miratuar pagën minimale, ato janë: Neuchâtel dhe Jura, duke vendosur orën e punës në 20 franga.
Elektorati i Gjenevës do të votojë mbi pagën minimale prej 23 frangave në orë, por ende nuk është caktuar asnjë datë për referendum deri më tani.
Nisma e pagës minimale nuk u pranua përgjithësisht, sepse votuesit ishin të brengosur se duke pasur një pagë minimale të detyrueshme do të rritnin kostot për punëdhënësit dhe mund të përzënë disa ndërmarrje nga biznesi. Kundërshtarët e tjerë argumentuan se paga minimale nuk ishte e nevojshme pasi shumica e pagave të punëtorëve zviceranë ishin tashmë më të larta se paga minimale e propozuar, shkruan Thelocal.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes Mes lotësh, ylli kosovar tregon fëmijërinë e vështirë dhe përkushtimin e prindërve për suksesin e tij... -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi -
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion” -
Belgjikë
Bujana Ameti rikthehet nga diaspora me projekt të veçantë muzikor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Zvicra paralajmëron se lufta në Lindjen e Mesme rrezikon të bëhet e paparashikueshme Lufta në Lindjen e Mesme rrezikon të bëhet e paparashikueshme për sa i përket kohëzgjatjes dhe... -
UBS merr licencën kombëtare bankare për SHBA-në -
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion” -
“Të gjithë e thërrasin Rexhon” vjen në Cyrih pas një rrugëtimi të suksesshëm nëpër Evropë -
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna














