Kosova
Ky mërgimtar për çdo festë dhuron 2500 euro në Malishevë
Bashkatdhetari nga Carralluka e Malishevës, Qazim Hoti, sikur në çdo festë, edhe kësaj radhe, në prag të ndërrimit të moteve, ka dhuruar 2500 euro përkrahje për 25 familje në nevojë në Komunën e Malishevës, shkruan IndeksOnline.
Mërgimtari Hoti, në vazhdimësi në të gjitha festat fetare apo në ato të fundvitit, ndihmon familjet në nevojë dhe këtë ndihmë e përcjell përmes institucionit të Komunës, përkatësisht Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.
Për këtë qëllim, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, e ka pritur në takim mërgimtarin Qazim Hoti, të cilin e ka falënderuar për këtë ndihmë.
“Në emër të Komunës së Malishevës ju falënderoj për këtë ndihmë dhe ndihmat e tjera që ju në vazhdimësi i keni dhënë për familjet në nevojë. Po ashtu, ju siguroj se mjetet tuaja do të shkojnë në familjet që më shumti kanë nevojë dhe të cilat janë në listën e familjeve me gjendje të rëndë sociale, në drejtorinë përkatëse”.
Nga ana tjetër, mërgimtari dhe humanisti Qazim Hoti tha se “është i sigurt se këto ndihma në mjete monetare shkojnë në familjet që kanë nevojë, pasi për këtë arsye gjithmonë kujdeset që ndihmat të shkojnë përmes listave të Drejtorisë për Mirëqenie Sociale”. “Unë jam nga ky vend, kjo është vendlindja ime dhe këta njerëz janë të vendit tim. Unë e kam mundësinë që nga buxheti familjar të ndihmoj në raste të caktuara njerëzit në nevojë dhe dëshiroj që fëmijët e këtyre familjeve të ndihen të barabartë me të gjithë fëmijët tjerë në prag të festës së Vitit të Ri”, tha humanisti Hoti.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100













