Lajme
Ky njeri që merr frymë me tuba ventilimi, ka një mesazh për mohuesit e koronës
Fjala është për 50-vjeçarin Chuck Stacey nga Florida, i cili është i sëmurë me Covid-19 dhe raporton me video emocionuese nga spitali
Jeta e këtij njeriu varet nga ventilatori, i cili i mundëson frymëmarrjen. Ai ka një mesazh të rëndësishëm për mohuesit e koronës.
Fjala është për 50-vjeçarin Chuck Stacey nga Florida, i cili është i sëmurë me Covid-19 dhe raporton me video emocionuese nga spitali, shkruan albinfo.ch. Videot e tij janë bërë virale në internet, ato po shpërndahen dhe po shikohen nga shumë njerëz në gjithë botën.
“Mendoja se ishte vetëm grip”, thotë Stacey. Tani ai në hundë ka tuba ventilimi dhe mezi flet. Amerikani ka qenë i infektuar me virusin korona dhe tani është në spital. Ai ka publikuar disa video në Twitter, në të cilat këshillon mohuesit e koronës që të jenë të kujdesshëm.
Ai sikur këta, nuk mbante kurrë maskë dhe “dëgjonte njerëzit e gabuar që thoshin gjëra të gabuara”. Por nëse nuk doni të përfundoni si unë, njerëz, më mirë të filloni t’u përmbaheni masave dhe të vini maskën.
Ndërkohë gjendja e Chuck Staceyt ka shënuar përmirësime.
E-Diaspora
-
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër Diplomatë shqiptarë dhe përfaqësues të diasporës mbështesin studimin e fizibilitetit për krijimin e një hapësire të... -
SHBA
“Xhamadani vija-vija” jehon në United Center, Bulls sjellin atmosferë shqiptare në NBA -
Belgjikë
Nora Gjakova bëhet trajnere e xhudos në Belgjikë -
Studentët e Fakultetit të Arteve përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Oberhausen -
Komedia “Ne dhe Ata” në Bernë: humor dhe reflektim mbi jetën në diasporë
Jeta në Zvicër
-
Erë dhe stuhi e fortë për dhjetë ditë, pse kaq gjatë? Era në jug të Alpeve ka fryrë fort për 10 ditë: një vazhdimësi mjaft e pazakontë.... -
Gjashtë qytetet e preferuara të zviceranëve jashtë vendit -
Llogaritë e Kantoneve për vitin 2025 mbyllen kryesisht me fitim -
SHBA vendos tarifë prej 15% për produktet farmaceutike zvicerane -
Vazhdon kaosi i trafikut para tunelit Gotthard, kolonat shkaktojnë frustrim te udhëtarët












